Pierino

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Pierino është një figurë tradizionale barcaletash në Itali. Ai është një djalë çapkën, mistrec, shakatar por që nuk shkon mirë në mësime. Barcaletat për të janë të shumta është i ngjashëm me Nastradinin shqiptar.

Pierino në filma[redakto | redakto tekstin burimor]

Filmat për të janë disa, dhe janë realizuar gjatë viteve 1981-1990 dhe kanë korrur një sukses të madh në Itali e më gjërë. Pierino në këto filma komik ndodhet shpesh në telashe për shkak të ngatërresave që ben, shpesh herë është i dashurar me mësuesen e tij e cila është një vajzë e re dhe e bukur kurse Pierino një djalosh ngelës klase. Aktori që luan Pierino është Alvaro Vitali me të cilin ka arritur majat e karrierës së tij gjatë viteve 1981-1990, por këtë personazh e ka luajtur edhe aktorë komik të tjerë.

  • Pierino contro tutti (Pierino kundër të gjithve) 1981
  • Pierino medico della Saub (Pierino mjek i Saub) 1981
  • Pierino colpisce ancora (Pierino godet përsëri) 1982
  • Pierino torna a scuola (Pierino kthehet në shkollë) 1990