Pika G

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Sistemi i Riprodhimit tek Femra

Pika G në të vërtetë nuk është një pjesë anatomike e trupit, por më shumë një si zonë, në të cilën një femër mund të ketë ndjeshmëri më të lartë. Doktor Grafenberg ishte ai që zbuloi ndjeshmërinë e kësaj pike në vitin 1944. Fjala u fut në fjalor (të gjuhës angleze) në vitin 1997.

Çfarë dimë për pikën G?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të gjitha gratë e kanë pikën-G, por jo të gjitha gratë vënë re ndonjë ndryshim kur ajo stimulohet. Madje, disa gra, nuk e pëlqejnë sensacionin që marrin nga stimulimi i kësaj vatre. Për këto dy arsye, gratë, nuk duhet të mërziten, po qe se nuk e gjejnë këtë vatër tek vetia, ose partneri i tyre seksual nuk e gjen dot këtë vatër tek ato.

Pika G, gjendet direkt pas kockës pubike, në murin e sipërm të përparmë të vaginës, rreth 4 cm brenda hapjes vaginale. Ndonëse dimensioni i saj ekzakt dhe vendosja e saj ndryshojnë, ajo mund të gjendet diku në mes, midis faqes së pasme të kockës pubike dhe pjesës së përparme të qafës së mitrës, afër qafës së vezikës urinare. Nëse ju imagjinoni një orë brenda vaginës, me 12 nga kërthiza, pika G, zakonisht, do të gjendet diku midis orës 11 dhe 1.

Ejakulacioni femëror[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë gra, që janë të ndjeshme ndaj stimulimit të vatrës-G, shpesh, ejakulojnë një lëng të qartë gjatë orgazmës. Disa herë, vetëm pak pika, herë të tjera një shpërthim i fuqishëm i tij. Ndërkaq, shumë nga këto gra ndjenë nevojën urgjente për urinim, menjëherë përpara orgazmës. Gra të tjera janë të bindura se urinonin në mënyrë të pandërgjegjshme gjatë seksit. Këta autorë dhe shumë të tjerë, kanë argumentuar se ky lëng misterioz nuk ka të bëjë fare me urinën.

Ku fshihet pika G?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbështetësit e vatrës-G thonë se kjo vatër, ndryshe nga klitori që është një organ i dallueshëm dhe i dalë, ka mbetur e pazbuluar për kaq shumë kohë, sepse është e vendosur brenda murit vaginal dhe përgjigjet, zakonisht, vetëm ndaj presionit të thellë dhe të fortë. Kjo mund të shpjegojë pjesërisht faktin që disa gra ndjejnë sensacione orgazmike gjatë lindjes së fëmijëve. Ato thonë se koka e fëmijës ushtron presion të thellë mbi muret vaginale.

I gjithë biznesi i pikës-G, akoma, mbetet me shumë kundërthënie. Kërkues të tjerë arrijnë në përfundimin se edhe nëse pika G ekziston me të vërtetë, ajo nuk është aq e përhapur sa pretendojnë përkrahësit e saj, rreth tre të katërtat e këtyre grave thanë se ato provojnë orgazma kur e stimulojnë këtë zonë.

Si ta gjeni pikën-G?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sido që të jetë, çfarëdo emri që t'i vini, kudo që ajo të ndodhet, kërkojeni për kënaqësinë tuaj. Ajo kurrsesi nuk dhëmb. Për ato gra që e kanë të vështirë ta lokalizojnë pikën- G kur janë të shtrira në shpinë, do t'u sugjeroja të përpiqen ta gjejnë këtë zonë kur janë ulur në fronin e WC. Për këtë sugjerim e kam një arsye: Sensacioni i parë që gruaja provon kur pika G stimulohet, është nevoja urgjente për të urinuar.

Përpiquni të eksploroni murin e përparmë të sipërm të vaginës, duke ushtruar presion të fortë në drejtim sipër me gishtin tuaj. Me stimulim të mjaftueshëm, zona mund të fillojë të ënjtet dhe të ndjehet në prekje si një bizele e vogël. Disa gra, e gjejnë më me lehtësi zonën, kur ushtrojnë presion të fortë, nga lart poshtë me njërën dorë, mbi kockën pubike, në abdomen, kur gishtat e dorës tjetër kërkojnë brenda vaginës.

Shumë gra thonë, se gjatë interkursës në pozicion gruaja-sipër, është më e lehtë të "goditet vatra". Pika-G, nuk është vetëm një buton magjik, ajo është një zonë e tërë, që shumë gra kënaqen kur e stimulojnë. Për të vetë-eksploruar vatrën-G, çdo grua mund të procedojë ashtu siç do ta përshkruajmë më poshtë. Por, procedura mund të modifikohet, kur pikën- G do të përpiqet ta gjejë partneri seksual. Kërkimi i pikës "G", ka vështirësitë e saj dhe ndryshon në gra të ndryshme. Edhe koha e nevojshme për të eksploruar ndryshon nga njëra grua te tjetra.

Ç'duhet të bëni gjatë veteksplorimit të pikës -G"?[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. Shtrihuni në shpinë dhe qetësohuni. Kjo është kënaqësi.
  2. Përdorni lubrifikant.
  3. Masturboni në mënyrën që jeni mësuar të masturboni.
  4. Futni një ose dy gishta në vaginën tuaj.
  5. Përkulini gishtat me drejtim nga sipër (nga kërthiza). Përfytyrojeni vaginën tuaj si një fushë sahati, që kur je e shtrirë 12-a është sipër (vendosi gishtat midis orës 11 dhe 1)
  6. Bëni një lëvizje me gishtat sikur i thoni dikujt "hajde këtu".
  7. Shtypni fort në drejtim të çatisë së vaginës, në rreth 1/3 e saj të poshtme...
  8. Ju do të ndjeni një të ngritur të vogël, që rritet në dimensione kur rritet stimulimi seksual.
  9. Ju mund të kënaqeni, ose jo. Ju mund të keni një orgazëm ose jo. Juve mund të mos ju pëlqejë sensacioni. Çdo grua është e ndryshme.