Pika tipografike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pika

tipografike (pt)

Emri mm
2 Non plus ultra 0,752
3 Brilliant 1,128
4 Diamant 1,504
5 Perl 1,880
6 Nonparell 2,256
7 Kolonel 2,632
8 Petit 3,009
9 Borgis 3,385
10 Garmond 3,761
12 Cicero 4,513
14 Mitel 5,263
16 Tertia 6,017
20 Text 7,521
24 2 Cicero 9,026
28 2 Mitel 10,530
36 3 Cicero 13,538
48 4 Cicero 18,052
60 5 Cicero 22,563

Pika tipografike (pt)[1] është njësi themelore në sistemin tipografik të matjeve. E ka vënë në përdorim francezi Pjer Simon Furnie në vitin 1737. Më vonë e përsosi gjithashtu francezi Fransua Dido, më 1785, i cili pikën tipografike që ishte pakëz më e madhe ia përshtati masës zyrtare shtetërore, e quajtur colli shtetëror. Pastaj, radhitësshkrirësi gjerman Herman Berthold, e logariti sistemin e Didoit në sistem metrik, duke e ndarë gjatësinë prej 30 cm në 133 nonparela, kurse çdo nonparel në 6 pika tipografike, që do të thotë 798 pt. Në këtë mënyrë është fituar tipometri, matës grafik i cili përveç ndarjeve në cicero i ka edhe ndarjet milimetrike.

Madhësitë tipografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Njësia themelore për matje tipografike është pika tipografike e cila shënohet shkurt me pt.
1 pt = 0,376065 mm, kurse
2660 pt = 1.000,333 mm
Njësia më e madhe e sistemit tipografik është cicero, i cili shënohet shkurt cic.
1 cic = 12 pt = 4,512780 mm

Sistemet e tjera të matjeve[redakto | redakto tekstin burimor]

Përveç sistemit të matjeve të Didoit, ekziston edhe sistemi angloamerikan i matjeve, ku madhësitë tipografike janë pak më të vogla se njësitë e sistemit të Didoit. Pika tipografike angloamerikane quhet pike (point), kurse cicero pajk.

Sistemi i matjes sipas Didoit:
1 pt = 0,376 mm, kurse
1 cic = 4,512 mm.

Sistemi angloamerikan i madhësive:
1 p = 0,351 mm, kurse
1 pajk = 4,218 mm.

Shih tabelën[redakto | redakto tekstin burimor]

Në tabelë janë emrat e njësive tipografike të shprehura edhe në milimetra.

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ N. Berisha & A. Simnica: BAZAT E TEKNOLOGJISË GRAFIKE, Libri shkollor, 2005 Prishtinë, faqe 34, 35, 36

Lidhjet e jashme[redakto | redakto tekstin burimor]