Pirustët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Fiset ilire
Albanët Autariatët
Arbët Ardianët
Atintanët Dalmatët
Dardanët Dasaretët
Daorsët Enkelejtë
Eordejët Japigët
Japodët Kaonët
Labeatët Mesapët
Molosët Paionët
Parathinët Penestët
Pirustët Taulantët
Thesprorët Shqiptarët

Pirustët, ishin fise ilir, banorë të krahinës së sotme të Pukës, Kukësit, Tropojës, një pjese të Matit e të Mirëditës. Deri më 168 p.e.r. bënin pjesë në Mbretërinë Ilire dhe përmenden nga Livi ndër fiset që mbetën të pavaruara pas shkatërrimit të saj nga romakët. Pavarësinë e ruajtën edhe në vitin 54 p.e.r. kur Cezari i detyroi të paguanin një dëmshpërblim. Në vitet 6-9 morën pjesë në kryengritjen e madhe ilire kundër pushtimit romak nën udhëheqjen e Batos së Desidistëve (Desidiateve) dhe ishin ndër të fundit që u nënshtruan.

Për herë të fundit përmenden në shek. II të e.r. nga Ptolemeu. Pirustët përmenden si minatorë dhe për punimin e metaleve, e sidomos të bakrit. Në një mbishkrim të shek. III të e.r. përmendet një fshat i pirustëve, të shpërngulur nga romakët në zonat minerare të Dakisë.

Se kush janë pirustët, dyshimin e parë e jep vetë përkthimi i fjalës. Studiuesit kanë parë një lidhje të drejtpërdrejtë midis pirustëve dhe dardanëve, përmes përkthimit të drejtpërdrejtë të fjalës. Pirus dhe dardhë (cfarë lidhje kanë fjalët "pirus" dhe "dardhë" me nra-tjetrën?), nga mendohet se vijnë të dy emërtimet, janë forma latine dhe ilire të së njëjtës fjalë.

Ptolemeu, gjeografi i njohur i shekullit II i vendos pirustët në lindje të Durrësit (duhet cituar burimi nga eshte marre), domethënë përafërsisht në territoret që ne jemi mësuar t'i quajmë piruste (kush është mësuar ti quajë piruste këto territore? Duhet cituar burimi, nëse ka), në krahinat e Matit dhe Mirditës, ndërsa historiani antik Straboni, duke folur për rebelimin pirust kundër Cezarit, e vendos këtë popullësi, fqinjë me panonianët, domethënë të shtyrë shumë në very (ne veri te kujt? Duhet cituar burimi, nese ka). Dihet se pirustët ishin të lidhur shumë me artin e nxjerrjes së mineraleve dhe përpunimin e metaleve. Njihen tashmë burimet e arit, argjendit dhe bakrit, që ndodheshin në territoret që më vonë u quajtën Mirditë (vetëm në Mirditë ka burime bakri? Po Puka, Kukesi?), por vendburimet më të mëdha metalifere gjendeshin në Dardani, në territoret e Kosovës dhe të Serbisë së sotme. Nëse kemi të bëjmë me të njejtin popull, atëherë pa drojë mund të themi se jemi (kush??) pasardhësit e Dardanit antik, i cili pasi udhëhoqi pellazgët (popullsi parailire) trojanë në luftë për mbrojtjen e qytetit dhe pas rënies së Trojës iku dhe u vendos në territoret që u quajtën të tijat, siç ikën të tjerë dhe themeluan Trojën e tyre në brigjet e Venecias dhe të Butrintit tonë.

Në gjendjen e sotme të dijeve, në literaturën historike ndeshim fiset ilire të pirustëve dhe të dardanëve, fqinjë me njëri tjetrin, që nuk përmenden se kanë bërë luftë njëri me tjetrin, as nuk përmenden për ndonjë marrëdhënie të veçantë midis tyre. Dardanët patën mbretërinë dhe mbretërit e vet, disa prej të cilëve njihen, si dhe udhëhoqën për dhjetra vjet federatën ilire, duke dhënë dinastinë ilire të Bardhylit.

Ndërsa njohuritë për pirustët janë më tepër të karakterit të materialeve arkeologjike, nuk njihet ndonjë sundimtar pirust, as roli i tyre në federatën e ilirëve, madje mund të thuhet se historia filloi të shkruajë për ta vetëm në vitin 54, kur u rebeluan kundër romakëve. Ndonëse të ndriçuar vonë prej historisë, pirustët u njohën si kampinonë të luftës dhe të xehtarisë dhe popullsi me nivel të lartë zhvillimi shoqëror.

Pirustët përballë Cezarit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Për herë të parë pirustët përmenden në burimet historike si një tribu ilire që u rebelua dhe sulmoi territoret romake, në kohën kur Cezari ishte në fushatën e Galisë. Zbulime të tilla nuk janë të vetme. Kështu ndodhi edhe me tribunë Belgea, që i ka dhënë emrin Belgjikës së sotme. Falë kronikanëve, historianëve, apo dijetarëve të tjerë shumë ngjarje lufte, emra tribushë, personazhe, tradita kulturore, e tjerë kanë mbijetuar në shekuj. Pirustët nuk përmenden në dy luftërat e mëparshme romake, madje edhe kur mbreti Gent me familjen udhëtonte i lidhur me zinxhirë të artë drejt Romës në qershor të vitit 168, ata ndiheshin të lirë ; në territoret e tyre nuk zbatoheshin dekretet perandorake, flisnin gjuhën e tyre, visheshin sipas mënyrës së tyre, u faleshin perëndive autoktone, vazhdonin të kryenin si më parë ritet e lindjes, martesës dhe të vdekjes, me një fjalë procesi i romanizimit ndër ata ishte i papërfillshëm. Kur Cezari ishte i angazhuar me fushatë ushtarake në Gali, pirustët u rebeluan, shfrytëzuan rastin dhe pushtuan territoret fqinjë ; kërcënuan drejtpërdrejt edhe Romën. Shkallën e rrezikut pirust mund ta zbulojmë në mënyrë të tërthortë. Aq shumë u shqetësua Cezari nga kjo, sa ndërpreu fushatën galike dhe u nis menjëherë për në Romë. Atje ai urdhëroi ndërtimin e një numri të madh anijesh luftë, sa më shumë të ishte e mundur, si dhe riparimin e të gjithë anijeve të vjetra, që të ishin të mjaftueshme për ushtrinë e tij, përfshirë edhe kalorësinë. Por nuk u ndal me kaq, duke urdhëruar mobilizimin edhe në bregun tjetër, ku rekrutët duhet të grumbulloheshin në pika të veçanta. Kështu me një ushtri shumë të madhe, Sunduesi i Romës u shfaq përpara pirustëve të rebeluar. Në këtë situatë pirustët u tërhoqën, dërguan përfaqësuesit e tyre tek Cezari dhe i deklaruan atij se “çfarë ka ndodhur kanë qenë veprime të veçuara dhe se ata merrnin përsipër të paguanin të gjitha dëmshpërblimet”. Me lirimin e robërve të kapur dhe riparimin e të gjitha dëmeve, që njerëzit e Cezarit i llogaritën në vend, mori fund pavarësia piruste, të paktën formalisht edhe ky fis u quajt i nënshtruar ndaj Romës. Në harkun kohor të dyzet vjetëve asgjë e re me rëndësi nuk ndodhi. Ky interval qetësie u shërbeu ilirëve për të bashkuar forcat, sepse ata e kuptuan se të veçuar nuk mund të përballeshin me ushtrinë e fuqishme romake.

Lufta e tretë iliro-romake[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryengritja më e madhe e ilirëve, por edhe njëra ndër kryengritjet më të mëdha kundër Romës është konsideruar ajo që shpërtheu në vitet 6-9 të erës sonë, ku fiset ilire u bashkuan, formuan një ushtri të madhe prej dyqindmijë trupash, pushtuan krejt territoret bregdetare deri në Apoloni dhe u bënë kërcënim për vetë Romën. Historianët përmendin veçanërisht në atë luftë panonianët dhe breukët, që udhëhiqeshin nga dy Batot, bashkëkomandantë të kryengritjes, por edhe pirustët, që rezistuan më gjatë së bashku me ardianët, edhe tre vjet pas përfundimit zyrtar të luftës. Qëndresa piruste pati pasojat e njohura: vrasjet, djegjet dhe shkatërrimet qenë shumë të mëdha. Popullsia u zvogëlua mjaft, në atë masë sa pushtuesi vendosi popullsi të tjera në brendësi të territoreve të mbetura shkret. Megjjithatë procesi i romanizimit në territoret piruste, në territoret e Matit dhe Mirditës së sotme, u ndie shumë pak. Edhe më tej, siç duket, ata vazhduan të jetonin „të lirë“, kundrejt detyrimit për të zbatuar ligjet e shtetit romak. Për lirinë e tyre flasin gjetjet arkeologjikë, ndonëse mbeten ende shumë gërmime arkeologjike për t'u bërë në të ardhmen, në të ashtuquajturat qyteza, që janë të shpërndara andej këtej nëpër Mirditë.

"Mirdita" tjetër (Toponimi "Mirditë" nuk ka ekzistuar ne kohen kur kane jetuar pirustet)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pirustët kanë lënë si gjurmë të vetën qytetin Perash (Pirust) në Malin e Zi (Si doli qe Pirustet ishin edhe ne Malin e Zi, pasi referuar cfarë ke thënë më lart bie ndesh me këtë). Por trashëgimia më e madhe piruste ndodhet në rrëzë të maleve Apusene, në Transilvani, ku ata u dërguan për të punuar në minierat e arit, prej perandorit Trajan, pas pushtimit prej tij të Dakisë në vitet 101-106. Gërmimet arkeologjike, që kanë filluar para katër viteve, kanë zbuluar materiale shumë interesante, jo vetëm për jetën e tyre atje, në procesin e detyruar dhe të sforcuar të romanizimit, por edhe për vendin e origjinës, për mënyrën e tyre të jetesës, nivelin kulturor, mitet dhe zakonet piruste, e tjerë. Duke qenë vend i pirustëve par exellence dhe duke pretenduar se kemi monopolin e trashëgimisë prej tyre, megjithatë një territor tjetër, i largët dhe i huaj më shumë se ne, po shfaq thesaret e treshëgimisë piruste me tërë vlerën dhe origjinalitetin e vet. Nisur nga rrënojat e ndërtesave dhe nga minierat e arit, Alburnus Maior, qyteti ku u vendosën ilirët është quajtur El Dorado e kohës së vjetër. Qyteti në fjalë ishtë një unitet i integruar i disa vendbanimeve të quajtura „Vicus“ dhe Castellum“. Me „vicus“ romakët kuptonin një paralagje qyteti që ishte e urbanizuar, por që ishte e dallueshme nga pjesa tjetër e tij, ndërsa „castellum“ ishin vendbanime më të vogla dhe me urbanizim më të paktë. (Quae est Alburnus Maior, Vicus Pirustarum),-Këtu është Alburnus major, Vicus Pirustarum, është një mbishkrim në latinisht i zbuluar atje, i cili më shumë se kujdo në këtë botë duhet të na tingëllojë ne në vesh. Në fakt Alburnusi i Madh, siç quhet në shqip përbëhej nga popullsi të ndryshme, shumica e të cilit ishte ilire si Pirustae, Baridustae, Sardeates, Ansi, Maniates, që janë lokalizuar edhe në vendet e tyre të origjinës. Ilirët sollën me vete organizimin e tyre shoqëror origjinal në „Vicus“ dhe „Castellum“ me Vicus Pirustarum, Castellum Baridustarum, Castellum Avieretium. Zbulimet arkeologjike, veçanërisht 25 „Ëax Tablets“, ku gjenden të shkruara pjesë nga ligjet romake të kohës, njëfarë rex metalica, me anë të cilës rregulloheshin kontratat e punës në minierë, statusi i punëtorëve dhe kushtet e punës në miniera. Tabelat u gjetën në mes të viteve 1786-1855 dhe u publikuan prej historianit gjerman Theodor Mommsen si burim shumë i rëndësishëm për të drejtën romake. Kjo dëshmon se ilirët ishin dërguar atje më shumë në rolin e punëtorëve specialistë dhe se ata ishin qytetarë të lirë, statusi i të cilëve ishte i llogaritur me ligje. Sipërfaqja e banimit ka një shtrirje prej disa qindra hektarë dhe mban brenda saj thesare të kulturës me ndërtesa publike, banjo, varreza, tempuj, hyjni, rrugë të shtruara, që të çonin për në galeri, të cilat në total kapin 65 kilometër gjatësi, e tjerë. Në përqindjen e onomastikës ilire në Daki, një masë e konsiderueshme prej 62% i përket Alburnusit dhe këtu masa më e madhe është piruste, siç mendohet se janë edhe pjesa kryesore e tempujve, varrezave, e tjerë. Por kërkimet janë ende në fazën fillestare.

Thesaret e Alburnusit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Alburnus major, (Rosa Montana) e sotme, është themeluar si vendbanim në vitin 131 para erës së re, si vendburim mineralesh të çmuara dhe për të gjithë kohën e ekzistencës së tij nuk ka pushuar funksionin si minierë. Shfrytëzimin më të madh e pati në shekullin e dytë, që përkon me periudhën e vajtjes atje të ilirëve. Në shekujt III-XIV shfrytëzimi i mineraleve pati ulje të ndjeshme, për t'u rritur shumë pastaj në kohën e Perandoreshës së Austro-Hungarisë, Maria-Tereza dhe së fundi në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar, nën regjimin komunist. Alburnusi ka filluar të tregojë thesaret e tij. Gjithçka nisi në vitin 2001, kur nga arkeologët rumunë dhe të huaj nisi puna e gërmimeve në një territor që përfshin fillimisht 400 ha, për të vazhduar me 700 ha të tjera. Deri në atë kohë qyteti i vjetër ishte trazuar vetëm njëherë nga ekipi i arkeologut Ëalker Vollmann në vitin 1983. Në vitin 2002 u zbuluan tre ndërtesa me sipërfaqe të përgjithshme 0,8 ha dhe disa tempuj të fisit ilir Sardeates, të zbuluara në pikën Habad, ku janë gjetur dhjetëra statuja hyjnishë. Ndërsa në kodrën Carponi është gjetur një ndërtesë e madhe me lartësi 2 metra dhe disa objekte, që mendohet se i përkisnin fiseve ilire Ansium dhe Maniates. Mbishkrimet e gjetura janë material jashtëzakonisht i vlefshëm. Mjaftojmë të kujtojmë se ende nuk është bërë rindërtimi i panteonit ilir, nuk njihen emrat e hyjnive ilire dhe megjithë punën e ilirologëve, mitologjia ilire duket se do ende kohë që të dalë në dritë të diellit në kuptimin e plotë të fjalës. Materiali onomastik, mjaft i vlefshëm dhe që pasurohet pas çdo kërkimi na ka dhënë emërtimet e hyjnive të ilirëve të Alburnusit. Apollo Pirunenus, Aptus Delm(ata), Die Artani, Maelanens, Na(u)o, ku e para është padyshim hyjnia e pirustëve Pirunenus me atributet e Apollonit të romakëve bëjnë një plotësim në studimet mitologjike ilire. Në procesin e përpjekjeve të tyre për romanizimin e rajoneve të pushtuara romakët u treguan tolerantë, duke lejuar që përveç hyjnive shtetërore (romake), të adhuroheshin edhe hyjnitë private (vendase). Rezultat i këtij konceptimi është fryma e tolerancës, që ekzistonte në atë shtet gjigant, që jetoi për dhjetëra shekuj. Prandaj gërmimet e mëtejshme arkeologjike në Alburnus do të na japin të dhëna të reja dhe do të zbulojnë edhe më thesare të pirustëve, që do të jenë kontribut i paraardhësve tanë në qytetërimin ilir. Në lidhje me zbulimet e deritanishme arkeologjike janë botuar katër libra: vëllimi i parë me 526 faqe u kushtohet gërmimeve të kryera në vitet 200-2001; vëllimi i dytë një varreze rrethore, vëllimi i tretë nekropolit dhe vëllimi i katërt galerive. Qyteti antik Alburnus major është konsideruar si vend me rëndësi arkeologjike për mbarë Evropën, një vendburim mineral, që vazhdon të shfrytëzohet pas dymijë vjetësh dhe që fsheh në vetvete shumë thesare të kulturës së Lashtësisë. Qeveria rumune, vetëm për gërmimet arkeologjike që po kryhen ka dhënë një fond prej 4 milion dollarë, më shumë se shuma e parave të përdorura për këtë qëllim për dyqind vjet rrjesht të marrë së bashku. Atje në „Mirditën dhe Matin tjetër“ po kryhen gërmimet arkeologjike ndër më të mëdha të Kontinentit tonë, ndërkohë që autoritetet rumune po mendojnë për ta propozuar këtë qytet antik për të hyrë në fondin e trashëgimisë botërore të njerëzimit. Meqenëse deri tani gërmimet arkeologjike, vetëm sa e kanë gërvishur qytetin e vjetër, në të ardhmen priten surpriza të tjera për kulturën rumune dhe evropiane, por veçanërisht për kulturën tonë kombëtare, sepse Alburnusi i Madh është përë së gjithash qytet ilir.

Qytetet e humbura piruste[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Aty ku ka pasur zejtari kanë qenë kushtet për ‚u bërë edhe urbanizimi. Që para pushtimit romak duhen kërkuar qytetet ilire në truallin e xehtarëve pirustë. Arkeologët dhe historianët këtu vendosin qytetin Damastion, i cili përveçse në Mirditë (duhet cituar burimi ne lidhje me kete pohim), ende nuk dihet me siguri se ku ndodhet, ndërkohë që dhjetëra vendbanime të lashta që ne i emi emërtuar me emrin kolektiv „qyteza“ presin të hapin „arkivat e tyre“. Pas pushtimit, romakët ndërtuan shumë civitas (qytete) në territoret e zaptuara. Këto ishin qendra të njësive territoriale, ku qëndronte administrata shtetërore. Në provincën e Dalmacisë, ku bënin pjesë edhe territoret e pirustëve nga romakët qenë ngritur 60 civitas. Ndërkohë minierat e arit, argjendit administroheshin nga përfaqësues të shtetit në nivel qendror, apo dhe provincial. Iliriku e ka pasur një funksionar të tillë që quhej „Procurator“, -Kujdestar i minierave të arit. Me kalimin e kohës mënyra e organizimit ka ndryshuar dhe këto miniera gjenden edhe nën përkujdesjen e drejtpërdrejtë të guvernatorëve të provincave të Dalmacisë dhe Panonisë. Kjo do të thotë që ruajtja e metaleve të çmuara nga vjedhjet e mundshme ishte problem shtetëror, prandaj pranë minierave të arit, argjendit, e tjerë ka pasur edhe ruajtës shtetëror, në rastin më të mirë ushtarë, në numër sipas nevojave dhe madhësisë së vendburimeve, por që kanë ndikuar në formimin e „civitas romanus“, qyteteve romake pranë vendburimeve metalore, si një bashkësi e mineralnxjerrësve dhe mineralruajtësve. Nga ana tjetër në kushtet e luftërave të vazhdueshme kundër barbarëve u pa e domosdoshme të ndërtoheshin vendbanime të fortifikuara, që do të shërbenin për forcat ushtarake, por edhe popullsinë civile. Në të dy rastet qytetet, apo qytezat siç i quajmë ne sot, janë pikëtakimet tona të ardhshme me pirustët, në atë gjendje që mund të ishin në shekullin II, IV, apo VI të erës sonë. Një takim me të kaluarën tonë që na jep më shumë horizont, ndoshta edhe më shumë histori edhe krenari për vendlindjen.

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]