Pithoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Apollo killing Python. A 1581 engraving by Virgil Solis for Ovid's Metamorphoses, Book I


PITHONI (greq. Python, lat. Pytho) - dragoi i gërditshëm me trup gjarpëri i mbuluar me guaska, që jetonte në grykë të errët të malit afër Delfit.

Me urdhër të hyjneshës Hera deshti ta mbysë Titaniden Leta, që mos të lindë fëmijët që i priste prej burrit të Herës, zotit suprem Zeusit. Leta me ndihmën e Zeusit shpëtoi në ujëdhesën Delos dhe atje ua fali jetën bineqve të bukur, hyjneshës Artemida dhe zotit Apollon. Kur u rrit Apolloni, shkoi që t'i hakmirret Pithonit për shkak të ndjekjes së nënës së vet. E gjeti në greminën e thellë në malin Parnas dhe e vrau me shigjeta nga harku i vet.

Në vendin ku e varrosi Pithonin Apolloni e ndërtoi tempullin dhe orakullin në të cilin nëpër gojën e priftëreshës Pithia ua shpallte njerëzve vullnetin e Zeusit Olimpik. Që prej Pithonit mos të mbesë kurrfarë kujtimi, emrin e vendit Pytho, në të cilin jetonte Pithoni e shndërroi në Delfe. Përveç për Pithonin mitik edhe për një Pithon historik. Ky ka qenë gojtar bizantin nga shek. IV para e.s., dhe mbreti maqedonas Pilipi II, ia besonte detyrat e rëndësishme diplomatike. Me fjalën "python" ndeshemi në tekstin grek të Besëlidhjes së re: këtu në përgjithësi e tregon njeriun, i cili flet të vërtetën ose fallxhiun.