Pjetër Arbnori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pjetër Arbnori

Pjetër Arbnori lindi më 18 janar 1935Durrës, dhe vdiq më 8 korrik 2006Napoli, Itali, ishte një shkrimtar dhe politikan shqiptar.

Në vitin 1958 filloi Pjetër Arbnori të punojë si mësues, por në vitin 1954 u lirua nga puna për shkaqe politike. Më pas punoi për disa vjetë si punonjës në fusha. Më vonë iu lejua të studiojë me korenspondecë Fakultetin Filologjik në Universitetin e Tiranës, të cilin e kreu në vitin 1960. Po në vitin 1960 Pjetër Abnori i ra në sy Sigurimit. Në vitin 1961 u dënua me vdekje, për përpjekjen e themelimit të një grupi Socialdemokrat. Dënimi u shëndrrua më vonë në burgim të gjatë. Arbnori i kaloi 28 vjetë në burgun e Burrelit. Aty në kushtet më të vështira shkroi një pjesë të madhe të veprës letrare të tij.

Në gusht të vitit 1989 u lirua nga burgu. Në janar të 1990 mori pjesë në Shkodër në demostrata kundër pushtetit komunist. Po në të njëjtin vit ishte bashkthemelues i Partisë Demokratike. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet i parlamentit shqiptar, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Parlamentit.

Pjetër Arbnori vdiq nga vuajtjet e zemrës, për shkat të të cilave kishte shkuar për tu kuruar në Itali. Ai ishte i martuar dhe kishte 2 fëmijë.


Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Vepra letrare

  • “Kur dynden vikingët”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992
  • “Mugujt e mesjetës”, roman, 1993
  • “Bukuroshja me hijen”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994
  • “E bardha dhe e zeza”, roman, 1995
  • “E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996
  • “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg.
  • “Vorbulla”, roman, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997
  • “Letër nga burgu”
  • “Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992)
  • “Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman, 2000
  • “Lufta për të mbetur njeri”, intervista, 1990-2000
  • “Historia e Anglisë”, Andre Morua, përkthim, 1996

[redakto] Nderimet

  • Mësues i Popullit
  • Pishtar i Demokracisë
  • Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës
  • Urdhri "Nënë Tereza"
  • Gjergj Kastrioti Skënderbeu
  • Who is Who
  • Urdhri "Nderi i Kombit", dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.[1][2]

[redakto] Politikë

  • Deputet në pesë legjislatura
  • Kryetari Kuvendi: 1992-1997
  • Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
  • Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.
  • Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
  • Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
  • Kryetari Forumit: “Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore”

[redakto] Bibliografi

[redakto] Shih edhe

[redakto] Lidhje të jashtme

[redakto] Shiko dhe këtu

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Kushkuj - Pjetër Arbnori


Gabim referencash: Etiketat <ref> ekzistojnë, por nuk u gjet etiketa <references/>

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit
Variante
Veprimet
Shfleto
Print/export
Mjete
Në gjuhë të tjera