Planifikimi rajonal

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Planifikimi rajonal ka të bëjë me aspektet teknike dhe proceset e planifikimit të zhvillimit në një territor më të gjerë se sa një qytet apo zonë urbane, kjo e fundit subjekt i planifikimit urban. Planet rajonale mund të jenë tematike apo të integruara, kur përfshijnë disa tema. Në Shqipëri plane rajonale janë hartuar nga qarqe të ndryshme në vend si dhe institucione të tjera, shpesh me ndihmën e donatorëve të huaj, p.sh. qarku Kukës.[1]

Terminologjia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përtej përkufizimit minimalist të dhënë më mësipërm, termi planifikim rajonal përdoret për një gamë të gjerë procesesh dhe shkallësh gjeografike. Në Ameriken e Veriut planifikimi rajonal mund të përfshijë disa shtete apo një numer të madh zonash urbane të ndërlidhura. Në Evropë një planifikim i tillë ndërshtetëror haset me termin planifikim hapësinor[2] apo makrorajonal, p.sh. makrorajoni i detit Balltik.

Historik i shkurtër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Planifikimi rajonal është shkenca e shpërndarjes sa më efikase të infrastrukturës dhe përdorimeve të ndryshme të tokës për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm të një rajoni. Nevoja për planifikimi rajonal ka ardhur pasi shumë probleme mjedisore, sociale, ekonomike apo të transportit kërkojnë një planifikim dhe vendimarrje në nivel rajonal. Si i tillë planifikimi rajonal është nxitur nga urbanistë të tillë si Peter Calthorpe.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Zhvillimi rajonal". Qarku i Kukësit. 7 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2013. Marrë më 6 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |work= (Ndihmë!)
  2. ^ "Konferenca në Këshillin e Evropës e Ministrave Përgjegjës për Planifikimin Hapësinor/Rajonal (CEMAT)". Këshilli i Evropës. 6 tetor 2013. Arkivuar nga origjinali më 12 dhjetor 2012. Marrë më 6 tetor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Nuk lejohet formatim teksti në: |work= (Ndihmë!)