Plazhi i madh i Ulqinit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Plazhi i Madh i Ulqinit)
Shko te: navigacion, kërko
Paragliding në Plazh të Madh
Një copë e parajsës që rastësisht ka rënë në Tokë.
Balša Brković, shkrimtar

Plazhi i Madh (në të folmen ulqinake: Plazha Madhe, në gjuhën malazeze: Velika Plaža) është një plazhUlqin, Mali i Zi.

Shtrihet në drejtimin veriperëndim‑juglindje nga Porto Milena deri tek delta e Bunës, që e ndan nga Ada e Bunës. Gjatësia e tij është 12 km, që e bën plazhin më të gjatë në bregdetin malazez, ndërsa ka një gjerësi që varion nga 60 deri 100 m.[1]

Tërë plazhi është i mbuluar me rërë gri në të murrmë, rëra është shumë e hollë me fraksione prej 150-250 mikronë dhe është vërtetuar ekzistenca e 24 mineraleve të ndryshme në të. Po këtë përbërje e ka edhe fundi i cekëtinave dhe i hapësirës për larje.[1] Plazhi i Madh është shumë i përshtatshëm së pari për larje në det, për rrezitje dhe për përdorimin e rërës për terapi (psamoterapia) dhe për zhvillimin e aktiviteteve tjera rekreativo-spotrive.

Ka qenë i njohur edhe si "Bostan" sipas bostanit i cili prodhohet në afërsi, ndërsa gjatë lulëzimit të turizmit në Ulqin gjatë Jugosllavisë socialiste është njohur si "Kopakabana Jugosllave" (malaz. Jugoslavenska Kopakabana) nga adhuruesit e tij. Peshkatarët e vjetër ulqinak e njohin si "Zalli i Madh".

Gazeta amerikane The New York Times e ka renditur Plazhin e Madh, në Top 31 vendet që duhen vizituar në vitin 2010.[2]

Shiko dhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]