Pllotarja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pllotare
Πλαταριά
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej955
Emri i banorëvePllotarit

Pllotare (greqisht: Πλαταριά/Platariá) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Pllotarja kufizohet me Ledhezën e Grykohorin, nga jugu me Vrisin, nga lindja me Nistën dhe nga jugu e perëndimi me detin Jon. Para Luftës së Dytë Botërore, Pllotarja kishte këto lagje: Bregu dhe Skaloma.[1]

Toponimet të fshatit Pllotare:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]

  • Ar’ e Allës - arë, në VP.
  • Ar’ e Bibes - arë, në P.
  • Ar’ e Hoxhës - arë e ullinj, në L.
  • Ar’ e Kallëmit - arë, në V.
  • Ar’e Memës - fushë që vaditet, në P.
  • Ar’ e Minesë - arë, në VP.
  • Ar e Petros - arë e ullinj, në L.
  • Ar’ e Tolit – arë, në VP.
  • Ar’ e Thimiut – arë, në P.
  • Ar’ e Zeqirit - arë në fushë, në VP.
  • Arat e Allës - ara, në V.
  • Arat e Batos - sot kullotë, në J.
  • Bakçea - baçë me ullinj e portokalle, në P.
  • Bakçej’ e Vangjelit – arë, në L.
  • Ball’ e Bregut – kodër, në P.
  • Bari i Bukur – kullota, në L.
  • Bishti i Qetës - gjuhë toke e ara, në V.
  • Burimat e Bimit - burime që rrjedhin nga Mali i Vrohonait, në J.
  • Divànëla - arë, në L.
  • Drrasa - ara ku ish një drrasë guri e madhe, në P.
  • Duqenet - dyqanë, në P.
  • Dhromi i Nistës - udha që shkon për në Nistë, në L.
  • Faqa e Bregut - faqe kodre me bajame, në L.
  • Faqa e Diellit - shullë, në L.
  • Fiku Bardhë - bregore e veshur me ullinj e bajame, në P.
  • Fitéja - vreshta e ullinj, në L.
  • Grav’ a Bardhë - shpellë në mal, në L.
  • Grav’ e Thellë - shpellë e madhe, në L.
  • Gropat - vende gropë, në P.
  • Gropat – ara, në P.
  • Gur i Bardhë – are, në P.
  • Gur i Mjalcës - shkëmb ku ishte një bletë, në V.
  • Gur’ i Plakës - faqe mali, në V. “Atje isht një gravë ku duan të thenë se një plakë dolli në mal në muaj të marsit dhe u tha me gjithë kaciqër dhe u bë gur”.
  • Guvat - mone brënda në shkëmb ku dimëronin dhitë, në V.
  • Gjinaret - fushë me gjinare t’egra, në P.
  • Gjorbudunet - ara, në P.
  • Hjéja e Xhixhos - brinjë mali, në V.
  • Hjéja e Zezë – faqe mali, në V.
  • Kashta - lëndinë, në P.
  • Klisha e Pllotaresë - arë ku është një gërmadhë e njij kishë, në P.
  • Koleja - arë, në P.
  • Krashidha - arë, në L.
  • Kroi i Matos - krua, në L.
  • Kroi i Pllotaresë - krua, në P.
  • Kshirat - fushë nënuje, në P. Fusha e Pllotaresë prodhon misër, grurë e oriz.
  • Kushlat - ara e ullinj, në L.
  • Lem’ i Abedinit - lëmë me dërrasa guri, në J.
  • Lëm’ i Gjoksit - lëmë, në V.
  • Lis i Glatë - arë ku ndodhej një lis i madh, në V.
  • Lis i Papandresë - shesh ku ish një lis i madh, në V.
  • Lis i Xhallos - shesh e ara ku ishte dhe një lis i madh, në L.
  • Livadh’ i Qeve - livadh, në P.
  • Mal’ e Bokërrimave – bokërrima, në V.
  • Mal’ e Glatë – majë, në V.
  • Manastir i Pllotaresë - kishë dhe gërmadhat e njij manastiri ku ndodhen varret e të krishtëreve shqiptare, në P.
  • Mali Çafait - moli i vjetër te buza e detit, në P.
  • Mollëlat - ara, në V.
  • Mulliri Vrisit - mulli që ka 2 gure ujë, në JP.
  • Pilli (i) Markut - vësht me ullinj, në L.
  • Proi Cékurit - përrua, në V.
  • Prroi Dhrisë - ara, në V.
  • Prroi Gjilagjit - përrua, në V.
  • Prroi Janjit - përrua në mal, në V.
  • Prroi Priftit - përrua që vjen nga mali, në V.
  • Prroi Thellë - përrua, në V.
  • Psaka - sheshe me cafka, në L.
  • Qéta - vend zall pranë fshatit, në P.
  • Rraha - brinjë, në P.
  • Rrahu i Menit - troll, në V.
  • Rripazet - sheshe, në V.
  • Rruga e Vrisit - rrugë, në P.
  • Servétëla - arë, në P.
  • Sohòrat - vend ku janë varret e myslymanëve, në P.
  • Spartet - vend me ullinj e gjeshtra, në P.
  • Struga - ngjol ku bashkohet ujët e lumit me atë të detit, në P.
  • Shkëmb’ i Kuq - shkëmb, në P.
  • Shtrati - mal, në V.
  • Tepeja - kodër, në V.
  • Tepelenat - fushë, në P.
  • Trapi Damos - arë, në P.
  • Trapi Kuqanit - arë, në VP.
  • Trap’ i Rrozit - arë, në VP.
  • Trap’ i Sejme - arë, në JP.
  • Trap’ i Sollakut – ara, në J.
  • Trepezit - ara, në VP.
  • Ullinj - vësht me ullinj, në L.
  • Ullijt e Mëmës – ullinj, në L.
  • Ulliri Balos – ulli, në L.
  • Ulliri Gjergjit – ulli, në P.
  • Ulliri Gjonit - ulli i vjetër, në L.
  • Ura e Strugës - urë prej druri mbi lumin e Pllotaresë, në P.
  • Varr’ i Ademit - varr i vjetër, në V.
  • Varr i Kàurit - varr, në P.
  • Varr i Plakës – kodër, në V.
  • Verdhëla - mal, në V.
  • Vesht i Jahos - vësht me ullinj, në L.
  • Viroi Guvës - greminë, në P.
  • Vizazi - faqe mali, në P.
  • Vreshtat - kodra me ullinj, në JP.
  • Vurlat – kullotë, vend me zhukë, në P.
  • Vurtopet - ara, në V.
  • Zall i Qetes - vend zalli pranë fshatit, në P.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Pllotare:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

Beqàtë, Çobolàtë, Dulénjtë, Grekatë (fis muhamedan i ardhur nga Greqia), Gjonatë (fis muhamedan), Korroshatë (nga emri korrë - dhi kaleshe e bardhë), Prokopatë (fis i krishterë), Silatë, Spiratë (fis i krishterë), Shulénj (fis i krishterë), Vejzaj.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 196.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 196-198. Tregoi: Mehmet Dule, murator, analfabet, 50 vjeç, nga Pllotarja, refugjat i 1944-ës, sot me banim në VIorë.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 196.