Plus Communication

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Plus Communication
IndustriaTelekomunikacion
Themeluar në10 qershor 2009, në treg që më 6 dhjetor 2010
Zyrat qendroreTirana
Njerëzit kyç
Matilda Shehu
ProdhimiPrograme me parapagesë,programe me kontratë, shërbime të ndryshme
Numri i punëtorëve
312 (në 2016)
Faqja e internetitwww.plus.al

Plus Communication SH.A (e njohur me emrin PLUS), është e para dhe e vetmja kompani 100% shqiptare e telekomunikacionit në vend.Plus Communication u themelua në qershor të vitit 2009, pas marrjes së Autorizimit Individual (liçensës) nga AKEP për të ofruar shërbime të telefonisë së lëvizshme, si ofertuesi me vlerën më të lartë.

Shërbimet e para kompania i hodhi në treg në 6 dhjetor 2010 dhe brenda një kohe shumë të shkurtër arriti të mbulojë me sinjal cilësor deri në 99 % të territorit shqiptar.Pajtimtarët e PLUS shfrytëzojnë rrjetin, produktet dhe shërbimet cilësore e të shumëllojshme, duke plotësuar çdo nevojë të tyre për komunikim të plotë dhe ekonomik.

Plus Communication zgjeron vazhdimisht rrjetin e saj të shpërndarjes në të gjithë vendin, duke qenë sa më pranë kërkesave të pajtimtarëve, me qëllim përmbushjen më së miri të tyre. Përmbushja e nevojave të konsumatorëve mbetet në fokus të kompanisë, duke u ofruar jo vetëm produkte dhe shërbime cilësore, por edhe transparencë e të drejtën e zgjedhjes.

PLUS, si kompania më e re në tregun e telekomunikacionit, shfrytëzoi avantazhin e përdorimit të teknologjisë më të avancuar, si dhe një rrjet të konsoliduar për të përballuar çdo sfidë teknologjike të së ardhmes, duke bashkëpunuar me shumë kompani prestigjoze ndërkombëtare, si:

  • Nokia Siemens, si furnitori i rrjetit të mbulimit me sinjal (Radio Access Network) dhe pajisjeve të Core Network (centralit qendror).
  • NEC, i përzgjedhur si furnitori i rrjetit backbone (rrjeti bazë i mbulimit).
  • Comverse, i përzgjedhur për të ofruar pajisjet BSS / VAS (sistemi i tarifimit, shërbimet e të dhënave dhe mesazheve të shkruara, si edhe për shërbimet me vlerë të shtuar).
  • SAP, i përzgjedhur për sistemin financiar

PLUS është unik, duke qenë i vetmi biznes shqiptar në tregun e telekomunikacionit. Ky është një privilegj për PLUS, që në ndryshim nga operatorët e tjerë të tregut me kapital të huaj, do të ri-investojë fitimet e tij në Shqipëri, duke nxitur në këtë mënyrë shpërndarjen e përfitimeve për të gjithë dhe zhvillimin ekonomik te vendit.

Aksionerët e PLUS[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Plus Communication është një kompani e zotëruar 100% nga aksionerë shqiptarë:[1]

  • ALBA-TRADE Handles
  • UNION GRUP SH.P.K
  • Vjollca Hoxha
  • Albanian Distribution & Development
  • Geront Çela
  • Aci Mobile
  • Genc Turku
  • Armand Duka
  • Bukurosh Stafa
  • Lutfi Nuriu
  • EURO-ALBA-EA
  • Matilda Shehu
  • Ahmet Muçaj
  • JON INVESTMENT
  • ENERGYSOLUTION
  • Edevaldo Haxhiu
  • Post Telekomunikacioni i Kosovës
  • Moni Buchnik
  • Punonjës të PLUS

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Aksionerë". Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2013. Marrë më 10 maj 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)