Poezia
Varësisht nga preferencat e poetit poezia në disa raste e përdor rimën, por autorët modern nuk kujdesen shumë për rimën. Me poezi autori shpreh ndjenjat por edhe vështrimin e tij për ndonjë dukuri apo ngjarje me një gjuhë të fuqishme artistike. Në fillimet e letërsisë, në kohërat e lashta, çdo shprehje kosiderohej si poezi. Vetëm më vonë, Aristoteli në veprën et tij Poetika, ndau poezinë në tri gjini: në poezi lirike, poezi dramatike dhe epopeja. Kjo ndarje qëndron akoma dhe sot. Në fillim poezia u paraqit si nevojë ritmike për të memorizuar dhe përcjellur gojarisht tek të tjerët mitet fetare në shum civilizime të lashta duke krijuar kështu epopenë. Poezia shkon gjithëmonë duke u përsosur kështuqë paraqiten forma liturgjike më të shkurta si psalmi
[redakto] Lloje
- Poezia lirike përfshinë përjetimet emocionale dhe ndahet në disa lloje të shprehjes së mbresave dhe të stilit letrar si elegjia, epitafi, poezia erotike, ballada etj.
- Poezia epike (greqisht: epos - këngë) dallon rrënjësisht nga ajo lirike dhe përfshin këngët ku mungon subjekti i autorit. Vend kryesor në poezinë epike zënë epopeja, këngët mitologjike etj.
| Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
