Polibi
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Polybii (rreth 200 p.e.s. - pas 120 p.e.s.), ishte historiani më i madh grek i lindur në Megalopol të Arkadisë.
Polibi ishte aktiv në jetën politike të Greqisë së atëhershme dhe ishte një ndër udhëheqësit e lidhjes së Ahesë. Pas humbjes në luftën e tretë maqedonase-romake ai së bashku me aheasit tjerë u zu rob dhe u dërguan në Romë. Deri në këtë kohë ai ishte i njohur si kundërshtarë i Romës, mirëpo prezenca e tij në Romë dhe kontaktet e tija me shoqërinë aristrokate romake ndikuan në mendimin e tij politik mbi Romën. Edhe pse ai kishte fituar të drejtën të kthehej në vendlindje ai pas një vizite të shkurtër të vendit të tij u kthye përsëri në Romë ku tashmë kishte vendosur kontakte shumë të afërta me Scipion Emilianin. Në Emilianin ai kishte gjetur një mik të ngushtë dhe e përcolli atë në ekspeditat luftarake.
Polibi është autori i parë i historisë botërore të kohës antike, ai përpiloi një vepër të quajtur "Historitë" e cila përbëhet prej 40 librash. Fatkeqësisht nga vepra e tij janë ruajtur vetëm pesë librat e parë, nga të tjerët kanë mbetur vetëm disa fragmente.
Polibi në veprat e tij zakonisht si masë kohore e ngjarjeve merr Olimpiadat e në raste të rralla përdorë datime tjera të ndonjë ngjarje krahasuese. Burimet që përdor ai janë të zgjedhura dhe mundohet që ato dhe mendimet e tija të i dokumentoi. Ai si detyrë të historisë merr jo vetëm përshkrimin por edhe shpjegimin e ngjarjeve. [1]
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Ilirët në veprat e Polibit
Në veprat e Polibit trajtohen luftërat iliro-romake dhe ngjarjet tjera që janë zhvilluar në tokat ilire gjatë luftërave maqedono-romake. Trajtimin e këtyre ngjarjeve ai e bënë nga detyra e tij si zyrtarë romakë që lë të kuptohet edhe mangësia në objektivitetin e trajtimi.[2] Po ashtu ai, në vepren e tij, përmend për herë të par Dardaninë dhe dardanët.[3]
[redakto] Tituj të veprave
- Historiae - vepër e përbërë nga 40 libra
[redakto]
- ^ ALBANIEN Schätze aus dem Land der Skipetaren ISBN 3-8053-0978-3 dhe ISBN 3-8055-1017-X
- ^ "Ilirët dhe Iiria te autorët antikë", Toena ISBN 99927-1-639-8
- ^ Polybii Historiae ed. L.Dindorfio, vol I-V. Lipsiae in aedibus B.G. Teubneri, 1882-1924. nxjerr nga Avni K. Këpuska, "QENËSIA E TERRITORIT DHE E KUFIJVE ETNIKË AUTOKTONË TË KOSOVËS", fq.24, botimi i tretë, Prishtinë 2004
[redakto] Lidhje të jashtme
- Polybius, Histories nga perseus.tufts.edu në anglisht
| Nga Greqia |
· Herodoti · Hesiodi · Homeri · Thukididi · Isokrati · Demosteni · Skylaksi Cariandensis · Aristoteli · Polibi · Skymni · Apollodori · Straboni · Dionisi i Halikarnasit · Plutarhu · Lukiani · Flav Arriai · Pausania · Apiani · Dion Kasi Koceiani · Hekataios · Pseudo-Skylax · Pauanias · Diodor · Platoni · Arkimedi |
|---|---|
| Nga Roma |
· M. T. Varroni · M. T. Ciceroni · G. Jul Cezari · Kornel Nepoti · P. V. Maroni · Tit Livi · Diodori i Siqelisë · M. A. Lukani · C. Vellej Paterkuli · Valer Maksimi · Q. Kurt Rufi · Gai Plin Sekundi · Sekst Jul Frontini · M. Kornel Taciti · Luc An Flori · Gai Sueston Trankuili · Eutropi |
| Nga Egjipti |
· Pitagora · Atheneu · Herodiani · Ruf Festi · Klaudi Klaudiani · Klementi i Aleksandrisë |
| Nga Kisha | |
| Nga Iliria | |
| Nga Vende tjera |
· Klaud Eliani · M. J. Justini · S. Aurel Viktori · Amian Marcelini · Pompon Mela (Spanja} |