Poliklinika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ky artikull është propozuar për t'u zhvendosur tek artikulli Skandali i poliklinikave në Kosovë.

Për hollësira shiko faqen e diskutimeve.

Poliklinika (gr. πόλις (pólis)=qytet dhe κλίνη (Klína)= shtrat, nënshtrim d.m.th spital i qytetit) përdoret si shprehje për një lloj ambulante private[1] në të cilën pacientët edhe mund të shtrihen për një kohë të shkurtë.

Përdorimi i poliknikës në Kosovë ka hyrë gjatë viteve të luftës ku ambulanta të ndryshme private për t'u dalluar nga ambulancat e sistemit të atëhershem praktikonin të thirreshin poliklinika. Me ndihmen e ambulantave të tilla (si poliknikat: Galaxy, Gjinekos etj ) dhe të popullit, gjatë kësaj periudhe, shqiptarët në Kosovë, arritën të ndërtonin rrjetin shëndetsorë paralel me rrjetin e korroptuar të sistemit të Milosheviqit. Në këto ambulanta private për dallim nga ato shtetrore, ofrohej edhe shërbimi për pacientët me nevojë të shkurtë për shtrirje në shtrat.

Pas çlirimit, vije deri tek hapja masive e këtyre ambulanave. Shumica e tyre nuk i plotsonin as parakushtet elementare të një ndërtese sanitare[2] e lërë më ato të një ambulante, poliknike apo spitali[3] Sido që të jetë, kjo dukuri vazhdon edhe më tutje, dhe është një burim i pashterrshem i kriminaletit të mjekëve të korruptuar [4]. e i personave të paisur me diploma mjeku. Kjo dukuri përcilet me fjalët e popullit "një mjekë, një spital e kuku për më duhet me shku në trezgë!". Kjo shprehje edhe nuk është pa arsye sepse shumica e mjekëve, instituionet e stacionet e sistemit të ri të shëndetsis, në Kosovë i shohin si "trezga" ku mund të shesin shërbimet e tyre.

Në fund vitin e 2008-ës, organet e sigurimit të popullit, kanë filluar të ndërmarrin disa masa për të shpërthyerë rrjetën kaotike të "sistemit paralel" të krijuar nga mjekë e kriminel të tjerë që kanë shkaktuar pengimin e zhvillimit të rrjetës së sistemit shëndetsorë të shtetit të ri.

Si rezulltat i kësaj, pritët mbyllja e poliknikave pasi që për kryerjen e këtyre shërbimeve në sistemet shëndetsore janë të parapara ambulantat dhe se polikikat e hapura gjatë viteve të rezistenes ishin qeliza të sistemit paralel kundrejt sistemit të Milosheviqit.

Poliknika të njohura[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ mshgov-ks.org[lidhje e vdekur]
  2. ^ "mshgov-ks.org". Arkivuar nga origjinali më 4 dhjetor 2008. Marrë më 15 nëntor 2008. {{cite web}}: |accessdate= dhe |access-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archivedate= dhe |archive-date= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); |archiveurl= dhe |archive-url= është specifikuar më shumë se një herë (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ mshgov-ks.org[lidhje e vdekur]
  4. ^ mshgov-ks.org[lidhje e vdekur]