Portal:Fizika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kulturë

Mirë se erdhet në portalin e Fizikës në Wikipedi

Portal:Fizika

Fizika (greq. φυσική, fisiki = natyrë, amtyrë) është degë e shkencës e cila merret me zbulimin dhe veçorizimin e ligjeve gjithësinore që sundojnë lëndën, energjinë, hapësirën, dhe kohën, si edhe sjelljen dhe ndërveprimet mes tyre. Fizika është shkenca nëpërmjet së cilës njerëzit përpiqen të shpjegojnë dukuritë natyrore. Fizika përshkruhet edhe si "shkence themelore" sepse fusha të tjera si kimia dhe biologjia hulumtojnë sisteme veçoritë e të cilëve mvaren nga ligjet e fizikës.

Fizika është e lidhur ngushtë me të gjitha shkencat e tjera natyrore, veçanërisht me kiminë, e cila nga ana e saj me kalimin e kohës ka marrë shumë koncepte nga fizika, mbi të gjitha në fushat e termodinamikës, elektromagnetizmit, dhe mekanikës kuantike.

Mëso më shumë

Fizika Lajme

Fizikantët në Universitetin e Harvardit kanë arritë të demostrojnë një lazer që punon me valë të brezit tera-herz. Brezi teraherz është pjesa e spektrit elektromganetik që shtrihet midis radiovalëve dhe dritës infra të kuqe (të dukshme). Lazeri është një tip laseri gjysëmpërcjellës i pompuar elektrikisht.

Artikulli i muajit

Forca është çdo ndikim, i cili shkakton nxitimin (përshpejtimin) e një trupi të lirë. Forca gjithashtu mund të përshkruhet me anë të koncepteve intuitive si shtytja ose tërheqja të cilat shkaktojnë që një objekt me masë të ndryshojë shpejtësinë e tij (kjo përfshinë rastin kur trupi fillon të lëvizë nga një gjëndje prehjeje), d.m.th të përshpejtohet, ose që mund të shkaktojnë një objekt fleksibël të shtrembërohet. Një forcë e zbatuar mbi një trup ka një madhësi dhe një drejtim, çka tregon se ajo është një madhësi vektoriale. Ligji i dytë i Njutonit mund të formulohet për të pohuar se një objekt me një masë konstante do të përshpejtojhet në proporcion të drejtë me forcën e plotë që vepron mbi të dhe në proporcion të zhdrejtë me masën e tij, ky ligj është një përafrim që prishet kur trupi i afrohet shpejtësisë së dritës. Formulimi origjinal i Njutonit është i saktë, dhe nuk prishet për shpejtësi relativiste: ky version deklaron se forca e plotë që vepron mbi një objekt është e barabartë me shkallën e ndryshimitimpulsit.

A e dini se

Një klasë e re materialesh artificiale të quajtura metamateriale ofrojne mundësinë e fshehjes së trupave nga rrezatimi elektromagnetik. Kjo do të thotë, se trupi është komplet i padukshëm sepse asnjë rrezatim nuk reflektohet nga siperfaqja e tij.

Citate

Mos vazhdoni ti thoni vetes, në qoftë se nuk mund ti shmangeni, "Si mund të jetë e mundur kjo?" pasi do të "dështoni," do të futeni në një qorrsokak nga i cili askush nuk ka shpëtuar ende. Askush nuk e di se si mund të jetë si kjo. - Richard Feynman - Mbi absurditetin e mekanikës kuantike, tek libri Karakteri i Ligjit Fizik (1965) Leksioni 6: Probabiliteti dhe Papërcaktueshmëria - Pikëpamja mekaniko kuantike e natyrës

Biografi e zgjedhur

Richard Phillips Feynman

Richard Phillips Feynman (sqt. Riçard Filips Fajman) lindi më 11 maj 1918 ; vdiq më 15 shkurt 1988. Fajnmani qe një fizikant amerikan, i njohur për punën e tij në formulimin alternativ të mekanikës kuantike e bazuar në integralet e shtegjeve dhe për teorinë e elektrodinamikës kuantike, fizikën e superfluiditetit të heliumit të tejftohur, dhe për një teori bërthamore. Për kontributet e tij në zhvillimin e elektrodinamikës kuantike, Fajnmani ndau çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1965, me Julian Shuinger dhe Shin-Iciro Tomonaga. Fajnmani zhvilloi një skemë reprezantimi piktorial shumë të përdorur për ekuacionet matematike që kontrollojnë sjelljen e thërrmijave bërthamore. Me vonë ky reprezantim piktorial u bë i njohur si diagramat e Fajmanit.Gjatë jetës sv tij Fajmani qe një nga shkencëtarët më të njohur në botë.

Fajmani qe një nga shkencëtarë kyç që ndihmuan në zhvillimin e bombës atomike. Ai gjithashtu morri pjesë në panelin që investigoi shpërthimin e anijes Challenger. Përveç punës së tij në fiziken teorike, Fajmanit është i njohur si një nga pionieret e informatikës kuantike, si dhe me futjen e konceptit të nanoteknologjisë (krijimin e pajisjeve në shkallë molekulare). Gjatë jetës së tij ai mbajti katedrën e Rikard Cejs Tolman në fizikën teorike në Kaltek.

Fajmani që një nga popullarizuesit e fizikës në librat dhe në leksionet e tij, është për tu theksuar një fjalim që ai mbajti në vitin 1959 në Universitetin e Kaltekut i titulluar Ka Plot Vend në Fund. Shume të njohura janë edhe Leksionet e Fajmanit në Fizikë. Fajmani është i njohur gjithashtu për librat e tij semi-autobiografike Patjetër që po tallesh Zoti Fajnman ! dhe Përse shqetësohesh së çfarë mendojnë të tjerët?, si dhe libra të tjerë si Tuva ose Dështim !.

Ai qe gjithashtu i njohur si një njeri tepër ekcentrik që i pëlqenin shakatë,si piktor amator, luajtës i daulles. Fajnmani qe praktikues i bongo. Riçard Fajnman cilësohej nga kolegët e tij si një ekscentrik me shpirt të lire. Atij i pëlqente të ndiqte edhe degë jashtë profesionit te tij, si biologjia, artet, hieroglifët e Majëve. Fajnmani ishte ekspert në hapjen e bravave.

Fajmani kishte gjitashtu edhe një interes tepër të madh në biologji. Ai ishte mik i gjeneticistit dhe mikrobiologut Esther Lederberg, i cili zhvilloi teknikën e replikimit dhe zbuloi bakteriofagun lambda. Në grupin shoqëror të Fajmanit kishte shumë miq që filluan karierat e tyre në fizikën bërthamore , por që i ndryshuan ato për arsye morale në fusha të tjera si gjenetika, midis tyre qe Leó Szilárd, Guido Pontecorvo, dhe Aaron Novick.

P world icon brown.png Gjeografia      P history icon brown.png Historia      P society icon brown.png Shoqëria      P culture icon brown.png Arti & Kultura      P religion icon brown.png Feja      P sport icon brown.png Sporti      P science icon brown.png Shkenca & Teknika     P train grey.png Teknologjia

Portali tematik · Indeksi alfabetik · Artikuj sipas kategorive · Artikuj të mirë · Artikuj të përkryer