Portal:Gjeografi

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko


redakto 
Portali Gjeografi Intro
Harta

Portal.svg Mirë se erdhet në portalin e Gjeografisë në Wikipedia!

Kjo faqe shërbenë si ndihmë për kërkimin dhe krijimin e artikujve nga fusha e gjeografisë në Wikipedia.


redakto 
Artikulli i muajit

Zënia e Diellit

Zënja e plotë e Diellit

Eklipset e Diellit ndodhin në fazën e Hënës së re, nuk ndodhin çdo muaj, por eklipsi mund të paraqitet vetëm kur Hëna e re gjendet afër ekliptikës që do të thotë afër nyjave të rrugës së Hënës. Gjatë një viti rregullisht kemi nga 2 zënie të Diellit, mund të kemi 3 dhe 4, por, në qoftë se zënia e parë ndodh në fillim të janarit, atëherë mund të kemi 5 zënie. Nga pikat e ndryshme të sipërfaqes së Tokës eklipsi i Diellit shihet ndryshe dhe nuk fillon në të njëjtën kohë. ...

redakto 
Fotografia e muajit
redakto 
Biografi e zgjedhur

Musa Gashi

Prof.Dr. Musa Gashi është gjeograf shqiptar, lindi më 3 maj të vitit 1928 në Mitrovicë.

Prof. Dr Musa Gashi u shkollua në Mitrovicë dhe Prishtinë. U diplomua në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Beograd (1952), në të cilin mbrojti edhe magjistraturën në lëmin e turizmit më 1967, ndërsa disertacionin e doktoratures në Prishtinë në vitin 1973. Karrierën e tij e filloi si mësues dhe e vazhdoi si profesor gjimnazi nga viti 1953-1961. Ka punuar si këshilltarë pedagogjik. Një kohë ka qenë sekretar i Komisionit për Turizëm pran Këshillit Ekzekutiv të KSAK. Në vitin 1964 zgjedhet si asistent i parë shqiptarë në Katedren e Gjeografisë dhe pastaj gradualisht avansohet si ligjirues i lartë, prof. inordinar dhe prof. ordinar. Njihet si pedagog me kulturë të gjerë dhe njohuri të thella profesionale, ku përveq gjuhes amtare flet dhe shkruan në pes gjuhë të tjera( frengjisht, anglisht, italisht, turqisht dhe serbokroatisht).

• Bazat e turizmit, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë,1986

• Gjeografia regjionale – Afrika, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 1981,

• Bazat e turizmit – turizëm dhe hoteleri për shklla të mësme, Prishtinë, 1987. : ...

redakto 
Artikuj të rinj

Rafshnalta e Peshterrit, ( njihet edhe si vetëm Peshterr), është rrafshnaltë karstike ( në një lartësi mbidetare prej 1250 m) në jugperendim të Serbisë, gjegjësisht veriu i trojeve shqiptare. Rrafshnalta e Peshterrit është e pasur me kullosa. Popullsia kryesisht merret me blegtori. Janë të njohura prodhimet e qumështit , sidoms djathi i Sjenicës. Njiherit janë prodhues të mirë të mishit të terur. Në kuadër të Rrafshnaltës së Peshterrit është edhe Fusha e Peshterrit (lartësia mbitetare e së cilës është 1150 m), më nji sipërfaqe prej 65 km2....

redakto 
Gjeografi Lista
redakto 
WikiProjekte
redakto 
Burime interneti
redakto 
A e dini se
  • .... Deti i Vdekur ka gjasa që shumë shpejt të shndërrohet në një moçal, para zhdukjes së tërësishme.

Niveli i këtij deti zvogëlohet çdo vit për një metër, kanë bërë të ditur ekspertët. Ata thonë se për shkak të mungesës së kujdesit njerëzor, Deti i Vdekur mund të thahet deri në vitin 2050. “Kjo është shumë serioze dhe askush nuk është duke bërë asgjë për ta shpëtuar këtë det”, edhe për shkak të konfliktit izraelito – palestinez, ka deklaruar hidrologu Dureid Muahsneh.

  • ...…se temperatura më e ulët e matur në Afrikë ka arritë -24ºC në Ifrane në Marok.
  • ..... "Gjeografija është element skeletor i kulturës së përgjithshme, ndërsa njohuritë gjeografike janë më se të nevojshme në jetën e përditshme "

Josip Rogliq

  • Ka pasur shumë shkolla, isnstutucione etj. me emrin e patriotëve shqiptar, por vetem dy qytete kanë bartur emrat e patriotëve. (Deri në vitin 1999 këta ishin ... dhe ?)
  • Ka shumë fenomene natyrore në botë në aspektin hidrografik, por dy janë karakteriatike për Kosovën. Njëri është fenomeni i dytë në botë, e tjetri i vetmi në Ballkan e këto janë : Bifurkacioni i Nerodimes dhe Kyçi hidrografik i Gadishullit Ballaknik.
  • Vetëm në komunën e Podgoricës janë: 22 vendbanime etnike shqiptare dhe 28 të përziera, nga 94 sa i ka gjithësej.
  • Kinë në çdo dy sekonda lind nga një foshnje, ndërsa në çdo 2,5 sekonda vdes nga një njeri.
  • Qyteti më i ftohët në botë është Ojmjakon me -72 °C.
  • ... Damasku qytet i Sirisë është qyteti më i vjetër në botë i cili ka qenë pa ndërpre i banuar .
  • ... në Antarktik ka më shum se 70 liqene të cilat shtrihen me mija metra nën akull?
  • ...Lugina e Vdekjes (Death Valley) është depresioni më i thellë , e cila shtrihet në Amerikën Veriore në teritorin e shtetit federal të Kalifornisë?
  • ... pika më perëmdimore e evropës është rt Roka në Portugali, 40 km nga Lisbona (38°47′ gj.gj.v. 9°30′ zgj.gj.p.)?
  • ... emrin Evropa mban ujdhesa në mes Afrikes dhe Madagaskarit?
  • ... maja më e lartë në Holandë arrinë 322,7 m?
  • ... Njerzit për të cilët artikulli kryesor ushqimor është orizi , gjat nji dite hanë përafërsisht 80 dkg oriz të zier.
  • ...Finlanda quhet " vend i mijërave liqeneve".
  • ...Tulipani ka arritë në Holandë në vitet e 1640-ta nga Turqia.
  • ... Shpejtësia më e madhe e erës së Tornados (450 km/h) është shënuar në vitin 1958 në Wichita Falls, Texas.
  • ... Sikurse e tërë masa e akullt në Tokë të shëdrrohet në ujë, niveli i detit botror kishte mu ngritë për 78,9 m!


redakto 
Gjeografi Lista
redakto 
Kategori


redakto 
SubPortala



Pastro Cache të shërbyesit