Portal:ShBA/Artikulli i muajit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ndërtesa e Parlamentit të Teksasit

Teksasi është një nga 50 shtetet e SHBA-së. Ai është shteti i dytë më i madh i SHBA-së për nga popullsia dhe sipërfaqja. Teksasi kufizohet nga Meksika në jug, Nju Meksiko në perëndim, Oklahoma në veri, Arkanzas në verilindje, dhe Luiziana në lindje. Teksasi ka një sipërfaqe prej 696.200 km², dhe një popullsi në rritje prej 24,7 milion banore. Hjuston është qyteti më i madh në Teksas dhe i katërti më i madh në Shtetet e Bashkuara. Qytetet e tjera kryesore përfshijnë Dallas, Fort Worth,San Antonio, El Paso, dhe Austin-kryeqyteti i shtetit. Texas është mbiquajtur shteti i Yllit të Vetmuar për ta dalluar Teksasin si një ish republikë e pavarur dhe si një kujtim i luftës për pavarësinë e shtetit nga Meksika. "Ylli i Vetmuar" mund të gjendet në Flamurin e Shtetit të Teksasit dhe në Emblemën e Shtetit të Teksasit.