Portal:Shqipëria
Baba Tomorri
Nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorrit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si Olimpi shqiptar, besohet se është dëshmi e njësisë kulturore ballkanike.
Tomorri është mali që mbizotëron Shqipërinë e Jugut. Me majën më të lartë 2416 metra, ai ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është mbeturinë e kultit pagan të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarit.
Në zhvillimet e mëvonshme etno-historike e fetare të shqiptarëve, substrati pagan u tregua shumë i qëndrueshëm; ai mbijetoi si një element i vazhdimësisë së traditës mitologjike ilire dhe si shprehje e njësisë shpirtërore të tyre. Vendet e peligrinazheve të epokës pagane dhe ritet pagane mbetën po ato në epokat e mëvonshme fetare, ndryshuan vetëm përfytyrimet që lidhen me këto rite, duke marrë një veshje kristiane ose islame. Ky evolucion dhe stagnacion njëherësh është karakteristik edhe për kultin e Tomorrit dhe ritet e pelegrinëve në nderim të tij.
Për të ardhur tek ekzaltimi romantik i shekullit XIX, kulti pagan i malit të shenjtë të Tomorrit kaloi dy faza, që iu përgjigjën dy periudhave të historisë fetare të shqiptarëve: periudhën e lulëzimit të kristianizmit dhe atë të islamizmit. Por, sikur të mos ekzistonin këto dy faza, siç do ta provojmë më poshtë, letërsia romantike e Rilindjes shqiptare, u nis nga kulti pagan dhe mbeti te përmbajtja dhe përfytyrimi i tij primitiv mitologjik. Ajo çka i shtoi kjo letërsi këtij kulti ishte fryma e ekzaltuar e romantizmit nacional.
Për të kuptuar çka u tha duhet të hapim këtu ...
- ...Skënderbeu me ushtinë e vet kanë vrare mbi 1,500,000 ushtarë osmane...
- ...Shqipëria dhe Spanja janë të parët për ditët diellore në Evropë...
- ...Shqiptaret dhe Grekët ishin banorët e parë në Evropë
- ...Bregdeti shqiptar është 316km i gjatë dhe ...
- ...Ahmet Zogu - Mbreti i Shqipërisë ka hyre në librin e Ginisit si njeri i cili ka thithë më shume cigare në botë.
- Shqipëria ndahet në 12 njësi administrative të quajtura "qark" të cilat ndahen më tutje në 36 nën-njësi të quajtura "rrethe". Kryeqyteti Tirana ka një status të veçantë. ...
Abdyl Frashëri
(1839 - 1892 )
Patriot demokrat i shquar, një nga ideologët përparimtarë të Rilindjes Kombëtare dhe një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Hero i Popullit.
Lindi në Frashër (Përmet) në familjen e një spahiu të vogël të deklasuar; vëllaj i madh i Naim Frashërit dhe Sami Frashërit. Abdyl Frashëri e kaloi pjesën e parë të jetës në fshatin e lindjes deri në moshën 18-vjeçare kur u vendos për nevoja pune në Janinë. U shqua si personalitet politik qysh më 1877, sapo u duk se Kriza Lindore po rrezikonte trojet shqiptare. Si kryetar i Komitetit Shqiptar të Janinës që u formua po atë vit, hartoi projektin e shpalljes së pavarësisë së ...
Shqiptarët e moçëm, besoninë Hyjninë, dhe në mal të Tomorrit ish falëtore e ti, që thuhej Dodonë
Naimi
|
||||||||||||
| Ky Portal është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
|
Rrethet e Shqipërisë |
||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
|
|
||||||||
| Portale për shtetet |
|---|
| Shqipëria • Kosova • SHBA • Greqia • Bullgari |