Portet e Shqipërisë
Këtu gjeni të gjithë portet e Shqipërisë.
Përmbajtja |
[redakto] Porti Shëngjin
Porti i Shëngjinit ndodhet në veriperëndim të Shqipërisë, rreth 8 km nga qyteti i Lezhës. Nga qershori i vitit 2009 është aktivizuar linja e tragetit Shëngjin - Bari i Italisë. Ky fakt e shndërron portin edhe në vendkalim kufitar duke bërë të nevojshme ndërtimin e terminalit për trajtimin e udhëtarëve dhe trageteve, stacionimin e policisë kufitare dhe doganave. Qeveria shqiptare e ka caktuar atë të Shëngjinit si portin preferencial për Republikën e Kosovës.
[redakto] Porti Durrës
Porti i Durrësit ndodhet në Shqipërinë e mesme. Ky është porti me i madh dhe i rëdësishëm i vendit dhe shërben si vendkalim kufitar që në kohë të hershme. Ka lidhje trageti të përditshme me portin e Barit dhe lidhje disa ditë në javë me portet e Ankonës dhe Triestes në Itali.
[redakto] Porti Vlorë
Porti i Vlorës është porti i dytë më i madh në Shqipëri dhe ndodhet në jug të Shqipërisë. Ka lidhje trageti të rregullta me portin e Brindizit në Itali.
[redakto] Porti Sarandë
Porti i Sarandës është porti i katërt në Shqipëri dhe ndodhet në jug të vendit. Ka lidhje trageti me ishullin e Korfuzit në Greqi.
[redakto] Porti Himarë
Porti i Himarës ndodhet në jug të Shqipërisë në rrethin e Vlorës. Ndonjëherë shërben si vendkalim kufitar pasi aty mbërrijnë dhe nisen anije turistike nga Korfuzi i Greqisë.