Porti (lojë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Porti (në tekste edhe sërça, klikeri[1]) është një sferë e qelqtë apo nga ndonjë material artificial që zakonisht përdoret si mjetë loje për fëmijë.

Loja trekëndësh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trekëndëshi shpesh a lujim vij, është lojë e cila luhet nga fëmijët. Zakonisht në dhe vizatohet një trekëndësh në vijat e të cilit plasohen portat, dhe në largësi mbi 1 m, në sipërfaqe të dheut vizatohet një vijë nga e cila lojtarët mundohen të godasin portat e vendosur në trekëndësh. Pas hapjes së lojës, lojtarët tentojnë të i thajin (godasin) portat në trekëndësh deri sa të mos mbete asnjë.

Loja gropë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në dhe hapet një gropë dhe afërsisht një metër larg saj vizatohet (tërhiqet në dhe) një horizontale nga e cila fillon loja. Qëllimi i lojtarëve është që të fusin portin e tyre në gropë duke cekë (goditur) portat e tjetrit që nuk ka arritur të fusë në gropë.

Loja cek[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zakonisht kjo lojë luhet vetëm nga dy lojtarë. Në mes të tyre plasohet një port i cili nga dy lojtarët tentohet të cakrrohet (goditet).

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Kliker - shprehje e moçme në kuptimin i shpejt në mendime, ja kap rradakja shpejt