Princi Leka

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Leka Zogu II i Shqiptarëve
Pretendet i Fronit Mbretëror të Shqiptarëve

Princileka.jpg

Emri: Leka
Mbiemri: Zogu
Lindi më: 26 Mars 1982
Vendlindja: Johanesburg, Afrika e Jugut
Profesioni: Diplomat, Politikan

Leka II ka lindur më 26 Mars 1982, në orën 13:43, në Johanesburg, Afrika e Jugut në "Sandton Clinic". Klinika në të cilën ka lindur NTM është shpallur nga qeveria e Afrikës së Jugut si tokë shqiptare për 24 orë, me kërkesë nga NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Princi Leka është i fejuar me aktoren Elia Zaharia. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve

Titulli[redakto | redakto tekstin burimor]

Naltësia e Tij Mbretërore Leka II, Anwar, Zog, Reza, Baudoin, Msiziwe, Princ i Shqiptarëve.

Historia e Emrit të NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve[redakto | redakto tekstin burimor]

NTM u pagëzua me emrin Leka nga Mbretëresha Suzanë, Mbretëresha e Shqiptarëve. Emri Anëar, NTM Leka II e mori për nder të Presidentit Anëar Sadat i Egjiptit, duke qenë se Presidenti Sadat ishte një mik i mirë i NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve. Emrin Reza, për nder të miqësisë që NMT Leka I, kishte me Shahun e Iranit. Emrin Baudoin, NTM Leka II, e mori nga kumbara e Tij, Mbreti Baudoin i Belgjikës. Emri Msiziwe është një titull honorifik (në gjuhën Zulu do të thotë: Njeri i Popullit të Tij), e mori më vonë nga Mbreti i fisit Zulu.

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Vitet e para të jetës mori mësimet nga një mësuese privat, para se të vijonte shkollimin në Johanesburg, në Afrikën e Jugut.
  • St Stithian's Collage
  • St Peter's Preparatory School
  • ST Peter Collage

Në vitin 2004 deri në vitin 2005 vijoi studimet në akademinë me famë botërore"Royal Military Academy of Sandhurst" në Mbretërinë e Bashkuar. Gjatë këtyre studimeve mori edhe disa çmime si psh: "The King Hussein Price" dhe toga e NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve është shpallur si "The Sovereign's Platoon". Universitetin Mbreteror Iliria dega Marrdhenie Nderkombetare dhe Diplomaci.

Dekoratat[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Oficer i Urdherit te Skenderbeut.
  • The Irish Nobility “ The Nobiliary Fraternity of the Nia Naisc”.

President Nderi[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjuhët[redakto | redakto tekstin burimor]

Shqip dhe Anglisht

Shpallja e Titullit Princ Trashëgimtar[redakto | redakto tekstin burimor]

Në bazë Statutit të Vitit 1928, të Mbretërisë Shqiptare, Princi Trashëgimtar i fronit mbretëror është djali më i madh i Familjes Mbretërore. Kështu që Ai shpallet trashëgimtar i Fronit Mbretëror mbasi të ketë mbushur moshën 18 vjeçare, nga NMT Mbreti. NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve u shpall Trashëgimtar i fronit në vitin 2000, mbas një betimi që Ai bëri përpara NMT Leka I, Mbret i Shqiptarëve, në Johanesbug. Nga ajo ditë, Ai zgjodhi të ishte NTM Leka II, Princ i Shqiptarëve.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]