Problemet mjedisore në Shqipëri
Shqipëria ka një sërë problemesh mjedisore ashtu si vendet e tjera ish-komuniste.
Përmbajtja |
Problemet [redakto]
Ndotja e ajrit [redakto]
Ndotja e ajrit është një nga problemet kryesore mjedisore në qytete e mëdha shqiptare, sidomos në Tiranë. Ndotja ka ardhur si pasojë e shtimit të makinave dhe pakësimit të gjelbërimit urban. Përqendrimi i grimcave PM10 dhe NO2 më Tiranë, kalon standardet kombëtare dhe ato të Organizatës Botërore të Shëndetësisë[1][2].
Ndotja e ujit [redakto]
Ndotja e ujrave në Shqipëri vjen si pasojë e hedhjeve të mbeturinave në lumenj e liqene, si dhe derdhjes së ujrave të zeza të papërpunuara. [3]
Mbeturinat [redakto]
Mbledhja e mbeturinave në Shqipëri dhe riciklimi i tyre bëhet në nivele primitive. Mbeturinat pothuajse nuk mblidhen fare nëpër fshatra.[4][5]
Shpyllëzimi [redakto]
Prerjet e pyjeve dhe zjarret janë shkaqet kryesore për shpyllëzimin dhe zhdukjen e pyjeve në Shqipëri. [6]
Ndryshimet klimatike [redakto]
Ndryshimet klimatike kanë prekur në mënyrë të konsiderueshme dhe Shqipërinë. Rritja e nivelit të detit ka çuar në zhdukjen e disa metrave tokë në bregdet në vit.[7] Gjithashtu, zjarret janë bërë më të shumta në numër për shkak të temperaturave të larta në verë.[8]
Lëvizja mjedisore në Shqipëri [redakto]
Në Shqipëri gjenden rreth 100 organizata mjedisore, nga të cilat 10 janë më aktive. Shumica e OJF-ve mjedisore janë të përqendruara në Tiranë, por ka dhe shumë OJF mjedisore që ndodhen në rrethe, megjithëse veprimtaria e tyre është më e vogël. Lëvizja mjedisore në Shqipëri vuan nga interesi i pakët i shoqërisë shqiptare për çeshtjet e problemet mjedisore. OJF-të kryesore mjedisore në Shqipëri janë Ekolëvizja, Instituti i Politikave Mjedisore, Qendra EDEN, REC, etj.
Shiko dhe këtë [redakto]
Burimet [redakto]
- ^ Tirana Air Quality Report. Vizituar në 24 January 2012.
- ^ MAPPING AIR POLLUTION IN URBAN TIRANA AREA USING GIS. Vizituar në 24 January 2012.
- ^ S E C O N D E N V I R O N M E N T A L P R O G R E S S R E P O R T R E L A T E D W I T H T H E N E W C O N S T R U C T E D W E T L A N D I N T H E P L A C E B R E G U L U M I T ( T I R A N A R I V E R ). Institute for Environmental Policy-Albania. Vizituar në 24 January 2012.
- ^ Albania — European Environment Agency (EEA)
- ^ Pollution
- ^ Illegal Logging Ravages Albania's Forests. Vizituar në 24 January 2012.
- ^ Global warming. Institute for Environmental Policy-Albania.. Vizituar në 24 January 2012.
- ^ Edvin Pacara: Climate change effects in Albania. Vizituar në 24 January 2012.

