Prokopi i Çezaresë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Prokopi (Latinisht: Procopius Caesarensis, greqisht: Προκόπιος ὁ Καισαρεύς; 500565) ishte një studiues i shquar bizantin nga Palestina. Duke shoqëruar gjeneralin ilir Belisarius në luftërat e perandorit Justiniani I, ai u bë historiani kryesor i shekullit VI duke shkruar veprat Luftërat e Justinianit, Ndërtimet e Justinianit dhe e njohura Historia sekrete. Ai mbahet si historiani i fundit i madh i botës së lashtë.

Për aftësinë që kishte, atë vendosin të merret me punët administrative në administratën perandorake – bizantine, që në atë kohë perandorë ishte Justiniani I, i cili ishte me prejardhje ilire nga Iliria. Justiniani (lat.: Flavius Petrus Sabbatius Iustinianus, gr.: Ιουστινιανός zakonisht i njohur si Justiniani I, apo (në Kishën Ortodokse) Shën Justiniani i Madh, lindi në Tauresium, të Ilirisë (rrethi i Shkupit) rreth viteve 482 / 483 dhe vdiq me 13 nëntor apo 14 nëntor, 565 në Konstantinopol. Ishte perandor i Bizantit nga viti 527 gjer në vdekjen e tij, dhe anëtari i dytë i dinastisë justiniane, pas xhaxhit të tij Justinit I.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 527, po atë vit që kishte ardhur në pushtet Justiniani I, Prekopi u emërua këshilltarë i lartë politik për çështje juridike dhe u emërua sekretar personal i Belizarit. Ai e ndoqi gjeneralin e famshëm në ekspeditat ushtarake të ndërmarra nëpër shumë vende të botës, si; në Azi, Afrikë, Itali dhe vende të tjera. Kjo i mundëson shumë që të merret me shkrimet historike aq me vlerë. Gjatë kohës së sundimit të Justinianit (527-565), perandoria bizantine arrin kulmin e lulëzimit në të gjitha lëmenjtë e jetës dhe jo vetëm në kulturë si ishte e joshur më parë dhe pas Justinianit. Nga pikëpamja ushtarake, Afrika dhe Italia u rimëkëmben dhe pushteti i perandorisë ishte më i fortë se kurrë më parë. Në anën tjetër arkitektura po lulëzonte dhe nga kjo kohë kanë mbetur shembujt më të mirë si p.sh.: Haja Sofia në Konstantinopol (Stamboll). Historianët siç ishin Prokopi dhe Agatia punonin me të madhe sipas traditës së Herodotit, Thukididit. Gjatë kësaj kohe u krijua edhe Kodeksi i Justinianit (529) i cili u institualizua dhe hyri në fuqi rreth viteve 533. Të gjitha këto vepra janë pika të begatisë bizantine e që janë krijuar në kohën e Justinianit me ndihmën e këshilltarëve të tij siç ishte Pro Veprat e Prokopitë janë burime kryesore për historinë e kësaj periudhe, duke u mbështetur në faktin se ai ishte njeri i ditur, dhe kishte njohur të thellë në fushën e historisë, të dhënat e të cilit ishin marr nga dokumentet zyrtare të perandorisë. Njëkohësisht ai ishte edhe nëpunës kryesor administrativ i perandorisë. Duke marr pjesë nëpër ekspedita të shumta luftarake nëpër shumë vende të botës, Prekopi shkroi tri vepra të njohura; “Historia e luftërave”, “Mbi ndërtimet” dhe “Historia e fshehtë”, që në histori kanë vlera të mëdha.

Të gjitha këto libra, Prekopi i shkroi duke qenë edhe vetë prezent në to. Ai shkroi për rëndësinë e tyre, strategjinë luftarake të ndërmarra kundër armikut, si dhe politika që u ndërmor t’i nënshtroj armikun. Gjatë kësaj periudhe ishte një kohë shumë e vështirë për Romën e re (Bizantin) pasi që në atë periudhë ishin dyndjet më të mëdha të fiseve – popujve barbar e ndër ta edhe sllavët që ishin ardhur me ndihmën e persëve.

Karakteri i këtyre librave, më tepër i ngjante një kronologjie e të dhënave që i shkroi autori në ngjarjet që i përjetoi edhe vet, por edhe të marra nga dokumentet zyrtare të perandorisë. Saktësia e viteve dhe pasuria e ngjarjeve të ndodhura gjatë kësaj kohe, Prokopin e renditin në radhën e autorëve dhe historianëve më të shquar antik. Rëndësi të veçanta për këto libra kishte edhe ngjarjet e shkruara nga autori për trojet Ilire dhe ngjarjet që ndodhën në këto treva. Këto vepra na japin njoftime të shumta për krahinat e Ilirisë, si dhe territorin gjeografik, toponimeve të ndryshe, duke cekur edhe emrat e vendeve që kanë një rëndësi të madhe për historinë tonë.

Veprat[redakto | redakto tekstin burimor]

Historia e luftërave e Prokopi është e ndarë në tetë libra. Libri i parë dhe dytë iu kanë kushtuar luftës së madhe të Bizantit kundër persëve. Libri i tretë dhe katërt i kushtohet luftërave kundër vandalëve. Libri Pesë, gjashtë dhe shtat i kushtohen tri luftërave kundër gotëve, dhe libri i tetë ishte një plotësim i librave të mëparshme, deri diku si një lloj sinteze e cila doli më vonë. Shtat librat e para dolën në dritë rreth viteve 550, ndërsa libri i tetë përshkruan ngjarjet që ndodhën deri në vitet 554. Në kapitujt e ndara të këtij libri nëpër renditje, paraqet, rrugëtimin e tij me gjeneralin Bezilarin, që zgjati nëntëdhjetë ditë nëpër Libi, dhe pjesët tjera, nëpër ekspeditat ushtarake të ndërmarra nga Perandoria Bizantine. Përshkruan në mënyrë interesante rrugëtimin prej Gadeirës (qytet në Spanjë) deri në kufirin e Tripolit (qytet në Libi), rrugët nëpër Evropë dhe hapësirat të cilat Prekopi i mate me ditë, psh, shtatëdhjetë e pesë ditë rrugëtim prej shtyllave të Herakliut (shtyllat e Gjelbërtarit) deri ne gjirin Jonë. Me këtë Prekopi, na jep të kuptojmë se këto hapësira, Perandori Justiniani i parë, kishte vënë nën sundim, të gjitha këto pjesë duke vënë nën perandorin bizantine. Paraqet në mënyrë të qartë ndarjen e territoreve, kujt i kishin mbetur për administrim pas tërheqjes nga ai vend, psh; shkruan se mbretit të Lindjes, që trashëgoj hapësirën që zgjatë njëqindenjëzet ditë rrugë, që nga kufijtë e Kyrenës (në Libi) e gjerë në Epidamn (Dyrrahu - Durrës), i takon perandorisë bizantine, të cilin edhe e përcakton me saktësi se në cilat vende ndodhen. Jap sqarime me saktësi për ndarjen territoriale të Perandorisë Romake, që ishin të ndara në dy pjesë, më 395 nga Teodosi i cili ndau perandorin në shtratin e vdekjes dy bijve, Arkadit në Lindje dhe Honorit Perendim. E që, edhe këtë e ndanë në pjesë duke matur me ditë. Përshkruan me qartësi sulmet e vizigotëve, në territorin e taulantëve në kohën e Honorit kur ishte perandor. Po ashtu shkruan për grabitjet që bën ata në territoret që pushtonin, si në Itali dhe territoret Ilire, duke marr të gjithë kapitalin dhe të mirat materiale që kishin ato vende, dhe dërgonin në Gali. Luftërat kundër gotëve që u zhvilluan në territorin e taulantëve, Prokopi e përshkruan në mënyrë të qartë, duke dhënë njohuri edhe për marrëveshjet e zhvilluara midis bizantinëve dhe gotëve në vitin 488 për ta sulmuar ata Perandorin Romake Perëndimore, e cila ishte nda në vitin 395. Përshkruan kalimin nëpër bregdet, nëpër trojet e taulantëve, duke i plaçkitur ato dhe depërtojnë në Itali.

Historia e Luftërave[redakto | redakto tekstin burimor]

Sulmimin e gotëve të jugut, Justiani e bëri me zbarkimin në Itali në vitin 535. Ushtria e udhëhequr nga Belisari nuk hasi në ndonjë qëndresë deri në Palermo dhe më 31 dhjetor hyri në Sirakuzë. Në pjesën tjetër të kohës ai përparoi përpara me ushtrinë e vet deri në Napol. Romës me ndihmat e marra nga Justiniani, Belisari vazhdoi marshimin e tij drejt Ravenës me të njëjtën ushtri. Kështu në maj të vitit 540 bizantinët hyjnë në Ravenë. Justiani që kishte për qëllim zbatimin e planit të tij, pranoi një mbretëri të Gotëve të jugut në pjesën veriore të Italisë ashtu që të siguronte këtë pjesë të perandorisë dhe të qëronte hesapet me perandorinë persiane në jug të kufijve. Kjo është ndër shënimet që i shënoj Prokopi që mori pjesë vetë në këto ngjarje. Prapë Justiani vendosi që të dërgonte Belisarin në pjesën perëndimore dhe e rimori Romën në dhjetor të 546, mirëpo menjëherë pasi repartet e Belisarit hynë në Romë ai mori urdhër nga Justiniani që të ndërmerrte një ekspeditë kundër rebelëve në Sicili.

Përshkruan luftërat e zhvilluara në territorin Ilirik, në kohën e Justinianit, më 535, duke i nënshtruar kryengritësit ilir dhe duke i detyruar të luftojnë kundër gotëve në Dalmaci, aty Justiniani shpartalloi gotët dhe zuri Solonën. Në këtë qytet Prokopi përshkruan edhe luftën e zhvilluar mes romakëve të udhëhequr nga Mauriku biri i Mundit dhe gotëve nga Asinarit, Gripas e luftëtar tjerë. Këtu romakët kishin pësuar humbje. Mundi, me të dëgjuar për vrasjen e djalit, i kundërvihet gotëve duke i ekzekutuar shumë prej tyre, në këtë betejë vritet edhe Mundi. Justiniani kur dëgjon se çfarë kishte ndodhur në Solonë, dërgon ushtri në Iliri, të përgatitura mirë të udhëhequr nga Konstandini Komandant i Kalorësisë Perandorake. Kurse Belizarin e dërgon në Romë kundër gotëve, që të luftoj kundër tyre. Prokopi në këto luftime dhe ekspedita kishte marr pjesë edhe vet, duke dhënë një material të çmueshëm kronik të ngjarjeve që u zhvilluan në territoret Ilire viteve 535 / 537. Përshkruan mirë vendet dhe qytetet e Ilirisë, të cilat me emra ndoshta kanë qenë, por ndoshta edhe janë të panjohura në histori, si; Solonën (qytet në Dalmaci), Epidamni (Durrahu – Durrësi), Liburnia (krahinë e banuar nga liburnët, qytet i skardëve), Skardona (qytet në Liburni, emëruar në bazë të skardëve), Sirma (qytet në Mitrovicën e Sremit, të banuar më parë nga siriopaonët nënfis i paonëve fisit ilirë), Hadrianiopoli (qytet në Epirin e Vjetër), Foinike (Foniqi i sotëm afër Delvinës), Fotikën (qytet në Epir), Bederiana apo Justiniana e Parë (qytet në Dardani), Krotiskara (qytet në Dardani), Remesiana (qytet në Dakinë e Brendshme), Ulpiana (qytet në Dardani, afër Prishtinës së sotme), e shumë vende tjera që janë me interes për historinë e trojeve dhe popullit shqiptar.

Sikurse gotët ashtu edhe vandalët bënë luftëra të shumta kundër Bizantit, e që, Prokopi i përshkruan në mënyrë të drejtë duke qenë edhe vetë pjesëmarrës në këto luftëra. Përshkruan në mënyrë kronike, ngjarjet që u zhvilluan me vandalët dhe vendet në cilat vende u zhvilluan ato. Emërimet e vendeve të ndryshme të Lindjes, Evropës, dhe vendeve të tjera i tregon në mënyrë të qartë, duke përshkruar një nga një, ku ndodhën dhe sa larg janë njëra me tjetrën, duke matur me ditë rrugëtimi. Për këto ngjarje të rëndësishme që japë Prokopi, vijmë në përfundim, se deri ku ishte territori i Ilirisë në kohën kur ai jetoi. Luftërat mes vandalëve, gotëve dhe vizigotëve i kushtuan bukur shumë Bizantit, njërën anë me përhapjen e luftërave dhe në anën tjetër depërtimi i sllavëve në Ballkan, kryesisht në territoret Ilire në kohën e Justinianit të Parë.

Historia e fshehtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në këtë libër, Prokopi pasqyron disa nga faktet që i kanë kushtuar shtrenjtë Bizantit. Prokopi në librin “Historia e fshehtë”, perandorin Justinian e paraqet si një tiran, mizor, njeri të pa shpirt, duke e cilësuar si murtajën që bën dëm në njerëz. Ai, shkruan se për të ishte fare lehtë të shkaktoj vdekjen e mijërave njerëzve të pafajshëm me gjakftohtësi. E cilëson si një shkatërrimtar i tmerrshëm i gjërave të mira. Prokopi duke parë politikën dështuese të Justinianit, pas dyndjeve të mëdha barbare dhe shkeljeve të ligjit, vendoset kundër politikës së tij duke u renditur në krye të asaj opozite. Kjo vepër, për dallim prej dy veprave tjera, Justinianin e paraqet si fajtorin kryesor për të gjitha të këqijat që pësoi perandoria gjatë sundimit të tij. Këtu Prokopi paraqet edhe ardhjen e Justinit nga Iliria së bashku me disa luftëtar tjerë ilir si; Zimarhun, Dityvistin, etj, si dhe gruan e tij Lupicianën e cila ishte skllave barbare, por nuk u nda prej tij deri në vdekje. Përshkruan me hollësi ardhjen e tyre në oborrin perandorak. Ata i paraqet si njerëz të pa ditur dhe të paarsimuar të cilët dinin vetëm të luftonin. Pasi vije në pushtet Justini, sipas Prokopit, ai nuk iu bën asnjëherë keq popullit romak të Lindjes. Atë ai e paraqet si njëri i pagdhendur, i paditur por nipin e tij Justinianin e parë e paraqet si njeri përbirësh, njeri pa ndjenja i cili aq shumë i kishte sjell të këqija Perandorisë Romake të Lindjes sa e quan me epitetin e murtajës. Është me interes në këtë libër të Prokopit i cili cek luftërat me hunët, i cili përmend komandantët e ushtrisë bizantine me prejardhje “ shpesh kur armiqtë hunë robëronin dhe plaçkitnin me ushtri shtetin e romakëve, komandantët e thrakëve dhe ilirëve i sulmonin në tërheqje....” por ata u detyruan t’i ndërpritnin ndjekjet e hunëve pas urdhrit të lëshuar nga perandori Justinian, por ata duhej të mbaheshin si aleat. Perandori kishte për qëllim, që hunët t’i shfrytëzoi kundër gotëve dhe armiqve tjerë. Këtu na jep të kuptojmë se ilirët, kishin një organizim të mirë në strategjinë ushtarak. Dhe se, me këtë Prokopi na jep të kuptojmë se ilirët me thrakët ishin në krye të ushtrisë bizantine. Po ashtu na jep të kuptojmë se, gjatë kësaj kohe, në territoret ilire nuk ceket ndonjë popull tjetër të ketë jetuar, apo përmendur në këto treva. Por vetëm ata që ishin sundimtar, siç ishte bizanti që i kushtoj shumë trojeve tona, për arsye se bizantinët u lejuan sllavëve të depërtojnë në trojet ilire dhe më pas të vendoseshin në to. Gjë që edhe sot e kësaj dite po përsëritën pasojat dhe konfliktet, që nga ajo kohë. Pra nëse dëshirojmë ta dimë gjenezën e problemeve mes serbëve dhe shqiptarëve, atëherë duhet kërkuar që nga kjo kohë, e që në fakt kjo për serbët është e papranueshme, sepse ata ishin ata që ishin uzurpator të trojeve ilire – arbërore - shqiptare.


Mbi ndërtimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Në librin e Prokopit “Mbi ndërtimet”, mund të mësojmë shumë për kështjellat e ndërtuara në territorin ilir, por edhe në territoret tjera. Ai duke pa rrezikun që iu kanosej nga fiset dhe popujt e ndryshëm, kishte vendosur fortifikata dhe kala të mëdha për t’u mbrojtur nga ata.

E Prokopi i përshkruante, “ato ishin të ndërtuara me një përsosmëri që nuk mund të përshkruhet me fjalë....” . ato ishin mirë të ndërtuara me një strukturë të fortë dhe të qëndrueshme sa që armiku e kishte të pamundur të kalonte përtej tyre. Justiniani edhe se paraqitet në librin Historia e fshehtë, si një tiran dhe një njeri i pashpirt këtu ai cilësohet si një strateg ushtarak dhe njeri me një vizion të qartë për ta mbrojtur perandorin.

Në këtë libër ai përshkruan mirë ndërtimet e kalave dhe fortifikatave për mbrojtjen nga barbarët përreth detit Adriatik, por edhe vendeve tjera. Njëra ndër këto fortesa ishte ajo e Istrës, e cila ishte ndërtuar për t’u mbrojtur nga fiset barbare të përmendur sipas Prokopit; taurëve, skythëve, skllavenëve, sauromatët (që historia e vjetër i paraqet me qerre, që ishin vazhdimisht në lëvizje dhe ishin shumë të rrezikshëm), etj. Për t’i shtypur këto fise Justiniani përdori shumë mënyra ushtarake – strategjike, ku përball tyre ndërtoj një mur të gjatë me fortesa të pafundme, me ushtri të përgatitur mirë për t’u mbrojtur nga armiku më lehtë në çdo moment. Po të njëjtën strategji Justiniani kishte përdorur edhe territore tjera të Ilirisë. “Që nga Epiri (me fiset që gjendeshin në të) nga e djathta dhe Kalabrinë nga e majta...”. Istri rrjedh në anën e kundërt dhe i jap kësaj pjese të Evropës pamjen e një ishulli...

Këtu Justiniani kishte ndërtuar shumë kështjella dhe fortifikata të larta, që paraqiten në veprën e Prokopit si një thesar për mbrojtjen e territorit nga armiku, e bëri të pakalueshme në këto territore për barbarët që banonin mbi Istër.

Bibliografia[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Anamali, S. Islam, S. Ceka, H. Prendi, F. Ilirët dhe Iliria te autorët antik. Prishtinë: Rilindja,1979.
  • Daci, S. Thëngjilli, P. Historia e Perandorisë Bizantine (395 – 1453). Prishtinë: 2002.