Provinca e Akuilës

Coordinates: 40°38′00″N 15°48′00″E / 40.633333°N 15.8°E / 40.633333; 15.8
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

40°38′00″N 15°48′00″E / 40.633333°N 15.8°E / 40.633333; 15.8

Provinca e Akuilës
Provincia dell'Aquila
Popullsia
 • Gjithsej(2.011) 310 014
{{{postal_code_type}}}
67100, 67010, 67012-67015, 67017, 67019-67041, 67043-67064, 67066-67069
Faqja zyrtarewww.provincia.laquila.it


Provinca e Akuilës (italisht Provincia dell'Aquila) është provinca më e madhe, më malore dhe më pak e populluar e rajonit Abruco të Italisë qendrore. Ajo kufizohet në veri me Provincën e Teramos, në lindje me Provincën e Peskarës, dhe Provincën e Kietit, në jug me Provincën e Izernias të rajonit të Molizes, dhe në prëndim me Provincat e Frosinones, Romës, dhe Rietit, të rajonit të Lacios. Kryeqyteti i Provincës së Akuilës është qyteti i Akuilës. Provinca e Akuilës përfshin malet më të larta të Apenineve (Gran Sasso, Maiella dhe Velino-Sirente), majën e tyre më të lartë, Corno Grande, rrafshnaltën e Campo Imperatores, dhe akullnajën më jugore të Evropës, Calderone. Lumenjtë kryesorë të krahinës janë Aterno-Pescara , Sangro, Liri, Salto dhe Turano; liqenet e saj kryesore janë Scanno dhe Barrea. Provinca përfshinte dikur liqenin më të madh në gadishullin italian, Liqenin Fuçino, i cili u tha në një nga projektet më të mëdha inxhinierike të shekullit të 19-të. Toka e përfituar është sot një zonë e begatë bujqësore dhe një zonë e rëndësishëme teknologjike.