Provinca e Barit
| Provinca e Barit Provincia di Bari |
|
|---|---|
Stema |
|
|
|
|
| Shteti | |
| Rajoni | Pulia |
| Kryeqendra | Bari |
| Presidenti | Francesco Schittulli |
| Sipërfaqja | 3.825 km2 |
| Zona Kohore | UTC+1 |
| Kodi Postal | 70121-70132 Bari |
| Prefiksi | 080 |
| Nr. i komunave | |
| Popullsia | 1.259.337 banorë |
| Dendësia | 329,24 banorë/km2 |
| Faqja Zyrtare www.provincia.ba.it
|
|
Provinca e Barit (italisht Provincia di Bari) është një krahinë italiane e Pulias.
Me një popullsi prej 1,259,337 banorë, është provinca më e populluar në rajon dhe e pesta në Itali. Ajo mbulon një sipërfaqe prej 3,825 kilometra katrorë dhe përfshin 41 komuna.
Provinca e Barit kufizohet në perëndim me Provincat e Materës dhe Potencës të Rajonit të Bazilikatës, në veri me Provincën e Barletta-Andria-Tranit dhe në jug me Provincën e Tarantos dhe të Brindizit dhe në lindje laget nga Deti Adriatik.
Në vitin 2004, me themelimin e Provincës së Barletta-Andria-Tranit, Provinca e Barit humbi 7 komuna (përveç të tri kryeqyteteve, edhe Bisceglie, Canosa di Puglia, Minervino Murge dhe Spinazzola) për një total prej rreth 390.000 banorë.
Provinca e Barit është e vendosur në pjesën qendrore të Pulias, në zonën që dikur njihej si Bari di Terra (Toka e Barit), dhe që përfshinte qytetet e Fasanos dhe Çisterninos, tani në Provincën e Brindizit.