Provinca e Foxhias
| Provinca e Foxhias Provincia di Foggia |
|
|---|---|
Stema |
|
|
|
|
| Shteti | |
| Rajoni | Pulia |
| Kryeqendra | Foxhia |
| Presidenti | Antonio Pepe |
| Sipërfaqja | 6.965 km2 |
| Zona Kohore | UTC+1 |
| Kodi Postal | 71121-71122, 71010-71049 |
| Prefiksi | 0881, 0882, 0884, 0885 |
| Nr. i komunave | |
| Popullsia | 639.869 banorë |
| Dendësia | 91,87 banorë/km2 |
| Faqja Zyrtare www.provincia.foggia.it
|
|
Provinca e Foxhias (italisht Provincia di Foggia) është një krahinë italiane e Pulias me një popullsi prej 639.869 banorësh. Ajo është provinca e dytë më e madhe e Italisë, mbulon një sipërfaqe prej 6.965 km ² dhe përfshin 61 komuna. Provinca e Foxhias ka si kryeqendër qytetin e Foxhias, popullsia e të cilit përbën një të katërtën e të gjithë krahinës në tërësi.
Provinca e Foxhias kufizohet në perëndim me Provincën e Kampobasos (Rajoni i Molises) dhe Provincën e Beneventos (Rajoni i Kampanias), në jug me Provincën e Avelinos (Rajoni i Kampanias) dhe Provincën e Potencës (Rajoni i Bazilikatës), në jug-lindje me Provincën e Barletta-Andria-Tranit dhe në lindje laget nga Deti Adriatik. Në territorin e provincës bën pjesë edhe arqipelagu i Ishujve Tremiti.

