Prusia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Prusi)
Shtrirja gjeografike e Prusisë. (në të kaltër).

Mbretëria e Prusisë apo dhe shkurt Prusia, gjatë viteve 1525 deri 1847 ishte shtet përbërës e pjesës veriore të Evropës së Mesme. Pjesët e saja lindore kanë qenë ose të pavarur ose sovran, VazalëMbretërisë Polake (1466-1657), ose dhe i takonin Mbretërisë Gjermane (1871-1947). Në fillim Prusia ishte pjesë e Perandorisë Gjermane, por në shekullin XVII Perandori Gjerman i dha Frederik Vilhelmit (Friedrich Willhelm) titullin mbret i Prusisë me emrin Frederiku I (Friedrich I)

Gjatë periudhës së krishterimit u pushtuan territoret e baltikëve perëndimorë Pruzzen (sq.Prucën), deri në vitin 1525 dhe u quajt Deutschordensland (sqt. Tokat e urdhrit dojç). Me Thorner Frieden II erdhi dhe pjesa lindore nga viti 1466 deri 1675 nën emrin polak Lehenshonheit, derisa pjesa perëndimore u aneksua nga Krona (Kurora) Polake. Albrecht von Branderbur-Ansbach e shtyu pjesën lindore nën urdhrin e Lutherit në atë perëndimore pronat Herzogtum Preussen, (sqt. Hercogtum Prusia).

Dhe më këtë, për herë të parë hyri Udhëheqësit Evangjelistë. U qeveris së bashku me udhëheqësin e Brandenburgut.

Pra dhe si e tillë në shekullin e XVIII hyri si fuqia më e madhe Evropiane dhe ekzistimi i saj përfundoi më vitin 1866, për të i mundësuar Gjermanisë të vetëqeverisin veçmas. Kështu që në vitin 1871 vendi i Prusisë, pjesa lindore e Mbretërisë Prusiane, u bë për herë të parë pjesë e Shteteve Nacionale Gjermane. Më vitin 1918 u bë shtet i lirë, kur monarkia në Gjermani pas Luftës së parë Botërore u shpërbë.

Emblema e Urdhrit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emblema prusiane.

Në emblemën e "Urdhrit" (1525) është paraqitur shqiponja dhe kryqi i mjeshtrit të lartë të Urdhrit Dojç, mirëpo me ngjyra të Urdhrit, zi në hapësirë të bardhë. Pas 1701-ës kësaj embleme i shtohet edhe vula mbretërore. Kjo vulë paraqiste kurorën mbretërore të kryeqytetit, shkopi mbretëror në anën e majtë dhe molla e mbretërisë në anën e djathtë, në gjoks të shqiponjës shiritit me emri e mbretit Frederiku I-rë. Emblema e republikës së Prusisë gjatë vitit 1921-33 përbëhej nga shqiponja në fluturim, më 1933-45 me shpatë dhe me renë e zotit nën kthetra dhe një kryq të argjendtë në gjoks.[1]

Historia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Principata e Brandenburgut
dhe
Mbretëria e Prusisë
(familja: Hohenzollern)
Flamuri Stema
Friederich I 1415 / 40
Friederich II 1440 / 70
Albrrecht Achilles 1470 / 86
Johan Cicero 1486 / 99
Joachim I 1499 / 1535
Joachim II 1535 / 71
Johann Georg 1571 / 98
Joachim Friedrich 1598 / 1608
Johann Sigismund 1608 / 19
Georg Wilhelm
Princi i Madh
1640 / 88
Friderich III
Si princ mbret
1688-1713
Friederich Wilhelm I 1713 / 40
Friederich II
I Madhi
1740 / 86
Friederich Wilhelm II 1786 / 97
Friederich Wilhelm III 1797 / 1840
Friederich Wilhelm IV 1840 / 61
Wilhelm I 1861 / 88
Friedrich III 1888
Wilhelm II 1888 / 1918

Principata e Brandenburgut
Luftat për Polonin
Luftat për Polonin

Lufta 7-vjeçare

Zgjerimi i Mbretërisë së Prusisë dhe
Perandoria Gjermane
Vendet trashëguese
Vendet trashëguese

Parahistoria e Prusisë e ka zanafillën në historinë e Brandenburgut. Ngritja e shtetit të Prusisë branderburgiane, u bë nën Princin e Madh Frederich Wilhelm. Deri në vitin 1640 në këto anë u zhvillua lufta fetare 30-vjeçare në mes të katolikëve dhe protestantëve. Nga këto luftëra si më i afti në këtë anë del i quajturi Princi i Madh Frederich Wilhelm i cili mori nën qeverisje disa njësi politike të dala pas luftës. Qëllimi i tij ishte bashkimi i këtyre njësive sipas shembullit të absolutizmit francezë. Nëpërmjet një rrejti të tatimeve (akcizave) deri në vitin 1643/44 ja arrin të mbajë një trupë të fortë ushtarake dhe nëpërmjet saj të pavarësohet nga qendrat provinciale të tatimeve. Shkatërrimi i qendrave tatimore provinciale u zbatua me ashpërsi të madhe, mirëpo zhvillimi i përgjithshëm shoqëror nuk pësoj shumë. Njësimi i shtetit të tij dhe lartësimi i forcës së tij shkonin në shërbim të zhvillimit ekonomiko politik të shtetit. Gjatë kësaj kohe ai vuri akciza mbi produktet ushqimore dhe mallrat tjera, themeloi manifaktura, avanconte tregëtin si dhe mori përsipër një anë të bregdetit të arit në Afrikë. Veprimeve të ti i shkonin përshtati edhe pranimi i refugjatëve të uritur (1685) të cilët ndihmonin zhvillimin e punishteve industriale. Gjitha këto ngjarje dhe veprime ndikonin gjithnjë e më shumë që Frederiku në politiken e jashtme të ndihej si princ mbretëror i fuqishëm dhe i pavaruri. Aleancat politike të tij ishin në varësi të rezervave të pasurisë shtetërore. Pa mbështete të fuqie të mëdha, me mjeshtrin politike të tij ja arrin që në marrëveshjen Westfalia 1648 të marrë përsipër toka të reja të Pomenisë (deri tek grykëderdhje e lumit Oda), Halberstadt-in, Mindenin dhe të pushtojë toka në Magdeburg (Sulmi i vitit 1680). Pas luftës që ndodhi në veri nga 1655-60, në marrëveshjen e quajtur Paqja e Olivës (1660) arrin sovranitetin në Hercegturmin e Prusisë. Qëllimi më i rëndësishëm i tij në politiken e jashtme ishte marrja e Vorpommen-isë, të cilin nuk e arrin edhe përkundër fitores ndaj suedezëve. Në vitin 1686 parapëlqen kapërcimin në aleancën e Habsbrgve nga ana franceze që kishte. Ky kalim i aleancës pastaj i jep edhe orientimin e tij në politiken e jashtme.

Prusia në sistemin shtetror evropian (1713-86)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbreti Frideich Wilhelm I, i njohur edhe si Mbreti i ushtarëve, kishte krijuar në sistemin administrativ dhe ushtarak, themelet e administratës dhe ushtrisë së shtetit të Prusisë. Qendra e këtij shteti ishin oficerët më mësime për shtetin absolut të I Parit (Furst). Ai në shoqëri mbajti pozitën madhore edhe në situata të rënda deri në fund të monarkisë. Marrëdhëniet e Parisë qytetare e klasës së pasur me fshatarësinë i ndërtoi sipas pasqyrimit : oficer ushtar. Zyra e kryeqendrës administrative ishte Drejtoria e përgjithshme (1723) që merrte rolin e celulave udhëheqëse të luftës në tokat e Prusisë. Shtresa qytetare paraqitej si nëpunës dhe zyrtar të zyrave qendrore dhe provinciale si dhe të qeverisës lokal. Mendimi ushtarak i rendit vlente edhe ndër shtresat e nëpunësve kështu që më këtë arrihej dominimi ushtarak mbi atë civil, bie fjala për qytetarët ishte nder të ishin nëpunës të shtetit dhe i kryenin detyrat e shtetit si një ushtar që kryen detyrimet e tij ndaj I Parit. Si suksesi më i madh i Frederikut I-rë, në politiken e brendshme, shihet popullzimi i Prusisë lindore me 20 000 banorë të Salzburgut. Në luftën e veriut 1720, fitoj Vorpommen-inë deri tel Peene me qytetin Shtetin (Stettin), më 1740, Frederiku i II-të I Madhi morri përsipër regjimin me arkë shtetërore të mbushur dhe me një trup ushtarake të fortë. Ky ishte i vendosur që këtë begati ta shfrytëzonte për zgjerimin e kësaj fuqie. Në luftërat për Shlesinë (1740-42, 1744-45) si aleatë i Francës, ky e pushton gati gjithë Shlesinë dhe tokat e Grafit Glatz.

Rrënimi i aleancës d.m.th Konvencioni i Ministrisë-perëndimore të Frederikut me Britaninë e Madhe (1756) dhe koalicioni i Austrisë me Francën e Rusin që shkaktuan luftën 7 vjeçare (1756-63) sollën si rezultat sundimin e Frederikut dhe njohjen e Prusisë si fuqi madhore evropiane. Gjatë luftës së parë për Ndarjen e Polonisë -1772, Prusia merr Prusinë-perëndimore, Ermland-en dhe Netzdistrik-un. Tani, mbreti në Prusi, thirrej Mbreti i Prusisë. Për dallim nga Austria, ky e dominonte politiken e jashtme dhe në luftën për trashëgimi, në vitin 1778/79 merr Bavarinë, dhe më 1785 edhe Lidhjen princërore.

Në politiken e brendshme, Frederiku II-të, vazhdonte vjen e të parit në frymën e Absolutizmit të sqaruar. Ndërmori hapa të shtrenjtë për politika të popullimit të hapësirave. Në vitin 1780 fillon kodifikimin e së Drejtës Prusiane, të cilin e përfundon më 1794.

Nën sundimin e Frederikut II-të, lartësia e fuqisë së shtetit kishte arritur formën kulmore. Funksionimi i kësaj forme shtetërore mbeti i palëkundshëm edhe pas valëve të revolucionit francezë. Mirëpo me kalimin e kohë u bë çështje e ekzistimit të Prusisë si shtet. Pjesa më e madhe e strukturës shtetërore kishte mbetur në duar të personave ushtarak.

Rënia e Prusisë dhe reformat në tokat Prusiane (1786-1815)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I pa ndikuar nga rezultatet e revolucionit francez, Frederiku i II-të, nëpërmjet një politike të jashtme notuese gjysmë shekullore me konverten e quajtur Reichersbach 1790 lidhë aleancë me Austrinë dhe udhëheqë Prusinë në luftën e koalicionit kundër Francës. Nga kjo luftë del para përfundimit të saj paqen separatëBazelit më 1795. Si shkak i shkatërrimit të aleancës ishte çështja e ndarjes së Polonisë. Pas ndarjes së dytë dhe të tretë të Polonisë (1793, 1795) përpos qyteteve Dancig dhe Thron, mbretërisë së tij i bashkon edhe vendbanime tjera - kryesisht vendbanime polake dhe baltike e së bashku me to edhe Varshavën.

Pas këtyre lëkundjeve, vazhdon neutraliteti dhjetëvjeçar, i cili i sjell Prusisë izolim. Ky izolim tentohet të zhbëhet me hyrjen e Prusisë në lutat e Bonopartës. Humbjet në betejën e Jenës dhe në Auerstedt (1806) rezultojnë me shkatërrimin e përgjithshme të Prusisë. Me marrëveshjen e vitit 1807 në Tilsit humb gjitha tokat e anës perëndimore të lumit Elbe si dhe tokat e fituara nga lufta e dytë dhe e tretë për ndarjen e Polonisë. Në këto rrethana, fillojnë përpjekjet për freskim nga brenda. Qendra më e gjallë për reformim në fillim ishte Universiteti në Konigsberg. Pas vitit 1810 (viti i themelimit të universitetit), gjithnjë e më shumë si qendër e reformave vije në shprehje Berlini. Në këtë kohë dalin figurat e dalluara si L.Frhr von Stein, K.A Fust von Harderberg etj.

Edhe përkundër nxitjeve të patriotëve të Prusisë, për hyre të Prusisë në koalicion me Rusin e Austrinë kundër Napolonit, Frederiku i IIi-të këtë vendosi vetëm kur Napoloni dështoi në fushatën e tij në Rusi. Me hyrjen në luftën e lirisë, fillon përhapja e fuqishme e ndjenjave nacionale, një parakusht për Prusinë gjermane të shekullit XIX dhe themelimit të qeverisë së vitit 1871. Nëpërmjet kongresit të Vjenës më 1814/15 arrihet njohja e Prusisë në Evropë si fuqi madhore.

Prusia nga 1918 deri në 1947[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas luftës së I-rë botërore, Prusia humbi pozitën e udhëheqësit të gjermanëve. Unioni personal i kancelarit dhe kryeministrit të Prusisë bie poshtë. Me kushtetutën e 30 nëntorit 1920-ës , edhe Prusia sikurse vendet tjera me statutin e shtetit ë lirë me parlament demokratik. Nga tërheqjet e kufirit të ri në Evropë sipas Kontratës së versit, Prusia copëtohet më së shumti, dhe pjesa më e madhe i bashkëngjitet Gjermanisë. Përkundër këtyre ndryshimeve, qeverisja e kësaj pjese mbeti e qëndrueshme gjatë viteve 1920-32. Gjatë kësaj kohe për nga kohëzgjatja dallohet kryeministri nga radhët e social demokratëve O. Braun. Më 1932 kancelari E. v. Papen shkarkon qeverinë e Prusisë dhe së pari në vend të saj vendos Presidentin Hinderburg dhe vetë merr postin si komisarit për Prusinë. Pas ardhjes në qeveri të Hitlerit në janar të vitit 1933, ai, në prill të po ati viti emëron H. Goring si kryeministër i Prusisë (1933/45). Edhe Prusia sikurse vendet tjera, gjatë ndërtimit të nacional-socializmit ju nënshtruar barazisë.

Pas kalimi të Waldeck-ut në anë të Prusisë më 1929, më 1 prill të 1937-ës, vije deri tek këmbimi territoreve me Hamburgun dhe Oldenburgun si dhe bashkimi i Lybekut me Prusinë.

Pas shpërbërjes në teren të shtetit të Prusisë më 1945, nga këshilli kontrollues i aleancës më 25 shkurt 1947 bëhet i njohur zyrtarisht shpërbërja e shtetit të Prusisë. Pasuria shtetërore e Prusisë u trashëgua nga Republika Federale e Gjermanisë dhe vendet pasuese në Republikën Demokratike të Gjermanisë. Trashëgimia kulturore e Prusisë u bartë tek Lidhja e Shoqërisë Kulturore të Prusisë.

Kronologjia e demografisë dhe sipërfaqes[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Viti Popullsia Sipërfaqja
1640 ~1 Mio. 79.500 km²
1688 1,4 Mio. 112.660 km²
1713 1,6 Mio. 114.000 km²
1740 2,4 Mio. 119.000 km²
1786 5,4 Mio. 195.000 km²
1795 8,7 Mio. 300.000 km²
1806 9,7 Mio. 300.000 km²
1807 4,94 Mio. 158.000 km²
1816 10,3 Mio. 280.000 km²
1840 15 Mio. 280.000 km²
1861 18,5 Mio. 280.000 km²
1871 24,6 Mio. 348.780 km²
1880 27 Mio. 348.780 km²
1910 40,16 Mio. 348.780 km²
1939 42 Mio. 297.000 km²

Shiko dhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Der Grosse Brock Haus, band 17

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]