Puka Ekoturistike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Liqenet e Pukës

Rrethi i Pukës shtrihet në qendër të Shqipërise Veriore, në një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, mbulesa të dendura pyjore me sipërfaqe të eroduara, lëndina e livadhe të cilat ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Këtu jeton një popullsi vitale, e shpërndarë në gjithë territorin, me një histori të pasur, që dëshmohet nga prania e qendrave arkeologjike, kalatë, gjurmët e mureve ilire, shpellat si edhe me një kulturë shpirtërore që shprehet në traditat e zakonet, në kënget e vallet popullore aq të bukura të kësaj treve.

Ky mozaik i mjedisit natyror e njerzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë, mjaft të përshtatshme për shëtitje, ski, alpinizëm, gjueti sportive (të peshkut, shpendëve dhe kafshëve të egra) dhe për veprimtari të tjera rekreative, çlodhëse e argëtuese.

Hotel Begeja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

I vendosur shume prane liqenit dhe pistes se skive i rrethuar nga gjelberimi, HTP Begeja 1900, eshte resorti ideal per te kaluar ne nje ambjent te paster dhe te qete pushimet dimerore dhe ato verore. Gjate qendrimit ne hotel mund te shijoni ne ambjentet e restorantit gatimet e fresketa te pergatitur posacerisht per ju. Pozicionuar ne afersi te hollit te hyrjes se hotelit bari brenda dhe ambjenti jashte jane vendet perfekte per te shijuar nje kafe me miqte.

Hoteli zoteron nje vendparkim te madh. Dhomat jane te paisura me linje te drejteperdrejte telefoni, tharese flokesh, televizor me satelit dhe ngrohje qendrore. Ne mjedisin natyror te Pukes ka vende te mrekullueshme te pastra e te virgjera, larg zhurmes se qyteteve, ndotjeve industriale dhe urbane, larg punes se lodhshme te perditshme e monotone. Klima malore e bjeshkeve te saj, me gjelberimin e pyjeve te ahut e te pishes, ka vlera kuruese te pershtatshme per rekreacionin, eshte mjaft aktive ne permiresimin e sistemit nervor, te semundjeve te zemres dhe aktivizon proceset e metabolizmit.

Hani i Laçit

Hani i Përparimit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas Alma Lahe (Perondia) pas dy orë e gjysmë udhëtimi, nëpër një rrugë të mirë dhe panoramë të këndshme mes kurorës së dendur të pishave të Pukës, në të hyrë të qytetit ndalojmë dhe ngjisim më këmbë një të përpjetë që të çonte te hani. Rrugës takohemi me të zotin e hanit, i cili na shoqëron deri te shtëpia, që ndodhet në një faqe kodre, mes një grumbulli shtëpish përdhese të vjetra e të reja, të ndara nga gjelbërimi. Hani i Përparim Laçit është një shtëpi e re trekatëshe. Në oborrin e vogël të zbukuruar me lule shumëngjyrëshe, na pret e zonja e shtëpisë. "Janë të gjitha prodhime shtëpie", na sqaron Përparimi, i cili tregohet i gatshëm që, pasi të mbarojmë mëngjesin, të na shëtisë në zonë. Përparimi është i njohur jo vetëm në Pukë, por edhe jashtë saj, si alpinist dhe si trajner i të rinjve në ski dhe alpinizëm. Pak vite më parë, së bashku me një grup të vogël alpinistësh shqiptarë janë ngjitur në majën më të lartë në botë, në Himalajë. Vajza 13-vjeçare është kampione kombëtare për të reja në ski dhe i biri është i pari shqiptar që është ngjitur në majën më të lartë në Europë, në Malin e Bardhë (Mont Blanc) në Francë. Nisemi me makinë. Ndalesën e parë e bëjmë në Luf, ku Përparimi ka vendosur kosheret e bletëve. Mbërrijmë në një shtëpi të braktisur, prapa së cilës dallojmë kosheret, disa prej të cilave duken si të arnuara nga mizëria e bletëve që janë ulur në faqen e jashtme. Përparimi na tregon se ka vite që merret me rritjen e bletëve dhe tashmë ka rreth pesëmbëdhjetë koshere.

Vlerat natyrore të Pukës

Mrekullia e Kishës së Kçirës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dalim sërish në rrugën kryesore dhe pasi udhëtojmë në të rreth pesë minuta, kthehemi djathtas, pikërisht pranë një tabele ku shkruhet Kçirë. Nga larg dallojmë kambanoren dhe, ndërsa afrohemi, dallojmë disa punëtorë që punojnë në rikonstruktimin e kishës. Sapo zbresim nga makina, në të majtën tonë, nën hijen e pishave të larta, dallojmë një grup fëmijësh të ulur dhe tre të rritur në këmbë që duket se po bashkëbisedojnë.Të "zotët" e shtëpisë, Dodë Marinaj, Kastrioti dhe kunati i priftit Dom Xhovani, na ftojnë të provojmë prodhimet e punishtes. Rehatohemi në njërën prej dhomave.Doda kujdeset që të na gostitë me liker menteje, të cilin na e shërben në kavanoza të vegjël reçeli. Bëjmë gëzuar duke trokitur kavanozat dhe provojmë likerin, një pije me shije të fortë menteje, avujt e së cilës të djegin hundët. Ndërsa shijojmë likerin dhe sallamin, biseda përqendrohet tek iniciativa e kishës për të ndërmarrë një veprimtari prodhuese. "Banorët e kësaj zone janë të varfër dhe nëpërmjet kësaj iniciative kisha mundohet t‘u vijë në ndihmë ekonomive familjare. Gjatë verës, kur janë edhe pushimet shkollore, fëmijët nxiten të mbledhin bimë medicinale, lende lisi, dredhëza (luleshtrydhe). Në një ditë një familje arrin të sigurojë 40 mijë lekë nga mbledhja e dredhëzave, 200 mijë nga lendet", rrëfen Doda, i cili kohët e fundit ka filluar përpjekjet për të themeluar qendrën At Mëhill Tërshana, e cila do të ketë për qëllim ndihmën për banorët e zonës dhe zbutjen e varfërisë.

Rezidencat e Kryeziut[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Tek agjencia, në të dalë të qytetit të Pukës, marrim furgonin për Kryezi. Pas dhjetë minutash në rrugë automobilistike, furgoni kthehet majtas dhe merr një rrugë të pashtruar dhe jo fort të gjerë. Ndalojmë para shkollës nëntëvjeçare të fshatit dhe marrim rrugën në këmbë. Gjithandej të zë syri gjelbërim. Lodhja nuk ndjehet dhe fryn një fllad i këndshëm. Kalojmë disa godina gjysmë të shkatërruara që dikur kanë shërbyer si depo të rezervave të shtetit, hyjmë mes tyre dhe marrim majtas. Sillemi rreth një porte të madhe të thurur, për të gjetur "drynin" prej teli që ta hapim. Hyjmë. Përballë ndodhen rrënojat e disa godinave të vjetra dhe një fortifikim ushtarak i kohës së Luftës së Ftohtë, i cili mbahet ende në këmbë.