Pulë me arra

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Përmbajtja për 4 persona 
pulë 500-600 g
gjalpë 50g
arra 2 filxhanë kafeje
hudhra 1 kokërr
uthull 2 lugë gjelle
miell 1 lugë gjelle
kripë, piper
Përgatitja 

Pula e pastruar dhe e larë pritet në thela, vendoset në tenxhere, hidhet ujë i vluar aq sa të mbulohen thelat, shtohet pak kripë, piper i zi dhe zihet në zjarr të ngadalshëm derisa të bëhet gati. Në një tenxhere me gjalpë kaverdiset mielli, shtohet lëngu i pulës duke e përzier mirë që të mos krijohen kokrra dhe lihet të ziejë për 2-3 minuta derisa lëngu të trashet. Pastaj hiqet nga zjarri dhe përzihet me arra të shtypura. Salca rregullohet me hudhra të shtypura, uthull, kripë, piper të zi e thelpinj arre dhe mbahet në vend të ngrohtë, por pa marrë valë. Gjatë servirjes në pjatë vendoset pula e cila mbulohet me salcën e përgatitur. Kjo lloj pule zakonisht shërbehet pa garniturë.