Pulla postale

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Pulla postale shqiptare
Pulla Postale SHQ 000.PNG
Pulla Postale SHQ 001.PNG
Pulla Postale SHQ 002.PNG
Pulla Postale SHQ 003.PNG
Pulla Postale SHQ 004.PNG

Pullat postale janë dëshmi për pagesën e shërbimeve të postës. Ato ngjiten nga dërduesit e dërgesave dhe ç'vlerësohen nga nënpunësit e postës zakonisht duke e vulosur.

Historia e pullave postale[redakto | redakto tekstin burimor]

Pulla postale ngjitëse dhe shkallë uniforme postale u zhvilluan nga James ChalmersBritani të Madhe rreth vitit 1834. Idea e njejtw u propozua edhe nga Lovrenc Košir, një punëtor postar nga Slloveniaoborrin mbretëror vienez në vitin 1835, por nuk u aprovua.

Idea e James Chalmers u aprovua nga Parlamenti Britanez në vitin 1839 dhe një vit më vonë General Post Office filloi aplikimin e zarfave të parapaguara me anë të vizatimeve të shtypura në to.

Pulla e parë postare lindi në Angli dhe u lëshua në qarkullim më 6 maj 1840. Nevoja për implementimin e pullave postare u motivua nga një ngjarje që e përjetoi reformatori i postave angleze - Roland Hill. Ngjarja ndodhi kështu: gjatë një inspektimi postar që po bënte z. Hill, ndodhi që të ishte dëshmitar i përpjekjeve për dorëzimin e një letre një vajze, e cila pasi e shikoi me kujdes zarfin, ia ktheu postierit duke u arsyetuar se nuk kishte të hollat e duhura. Hill-i i prekur nga skena që pa, u përpoq ta paguante taksën dhe t’ia dorëzonte letrën vajzës... Vajza, e prekur nga gjesti i Hill-it, rrëfeu sekretin: ajo ishte marrë vesh me të dashurin, që kishte shkuar në shërbimin ushtarak, që përmes shenjave konvencionale, që do të shkruheshin në pjesën e jashtme të zarfit, do të kuptohej mesazhi. Përndryshe, zarfi përmbante një letër të bardhë pa asnjë shkrim... Pasi u kthye në Londër, reformatori i postave angleze gjeti zgjidhjen për pamundësimin e manipulimeve. Propozoi që tarifat të paguheshin nga dërguesit e letërdërgesave, përkatësisht pakove. Që të mos humbej kohë gjatë shënimeve për pagesën e kryer, nëpër dërgesat postare u vendos që të zbatoheshin “skedinat” ngjitëse të përgatitura pikërisht për këtë qëllim dhe me vlerë të caktuar monetare... Këto skedina, fillimisht u quajtën “Penny Black” (Qindarka e zezë) dhe, siç u tha ideator i tyre ishte vetë Roland Hill. “Penny Black”-et e para përmbanin portretin në profil të mbretëreshës Viktoria, kurse prapavinë e kishin të zezë. Seria e parë e “Penny Black”-ave e kishin vlerën - çmimin 1 peni. Pa vonuar shumë “Penny Black”-et morën emrin e sotëm: pulla postare. Kjo pullë qarkulloi për 60 vjet me radhë në Britaninë e Madhe.

Është interesant të theksohet se vetëm brenda një viti (1840-1841) janë shtypur 68 milionë pulla të tilla postare.

Pas pullës postare “ Peni i Zi “, ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që filluan të shtinin në përdorim pullat postare në vitin 1847, pulla këto që kishin portretin e Benjamin Frenklin

Pulla postale nga Shqiptëria[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Pulla postale shqiptare.

Pulla e parë shqiptare konsiredoret të jetë botuar në vitin 1913 nga posta e perandorisë otomane në Shqipëri.

Shqipëri pullat postale shtypen nga Posta Shqiptare kurse në Kosovë nga Posta dhe Telekomi i Kosovës.

Pulla postale nga Kosova[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Pulla postale kosovare.

Pulla postale nga Franca[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Pulla postale franceze.

Pulla postale nga Gjermania[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Pulla postale gjermane.

Pulla postale nga Ukraina[redakto | redakto tekstin burimor]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Pulla postale ukrainase.