Puna
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Puna përfshinë aftësinë mendore dhe fizike të njerëzve për të punuar.
Tabela e përmbajtjeve |
[redakto] Kthjellim për termin "punë"
| Kjo faqe bën kthjellimin e shprehjeve ose të titujve që për bazë kanë fjalën e përbashkët. |
Puna është një emërtim që mund të tregojë:
- në kuptimin e përgjithshëm veprimtarinë trupore apo mendore të qëllimshme e të paramenduar të njeriut për të kryer apo bërë diçka;
- punën fizike, sasinë e energjisë së ushtruar nga një forcë, fuqi;
- punën termodinamike, sasinë e energjisë së përçuar nga njëri sistem në tjetrin;
- punën në filozofi, veprimtarinë e ndërgjegjshme krijuese të njeriut;
- punën në ekonomi, sasinë e punës së kryer nga njeriu;
- në ergonomi, një detyrë apo veprimtari profesionale të personit;
- punë dore, një qëndisje apo punë me grep;
- një krijimtari artistike, skulpturë, pikturë, shkrim letrar apo kompozim;
- në teologjine e krishterë një veprimtari e cila i kushtohet Perëndisë, sipas thënies "ora et labora" - lutu e puno.
[redakto] Shprehje mbi punën
- si puna e ... - sikur, pikërisht, bash;
- puna është ... - problemi qëndron; çështja është;
- punë kërkimore - për gjetjen e diçkaje;
- punë shkencore - shkrim, studim apo hulumtim shkencor i diçkaje;
- punë krahu - punë trupore e lodhshme;
- punë me mëditje - punë e pagueshme ditore;
- punë me akord - punë me afat; fj.p.fj. punë me marrëveshje;
- krah pune - punëtor, fuqi punëtore;
- punoj derrçe - punoj shumë;
- punë e bitisur - punë e kryer;
- punë me kokë - punë që duhet të kryhet me kokë, me mendje;
- punë me kokë në torbë - punë me rrezik, punë e rrezikshme për jetën;
- punë e madhe! - s´ka problem!, s´më bëhet vonë!; shprehje që tregon habi apo ironi;
- dreq o punë! punë dreqi!
- e marrtë (mori) dreqi këtë punë! etj.
[redakto] Thënie mbi punën
- "Puna krijoi njeriun."