Qamil Guranjaku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Qamil Guranjaku

(1914-1949)


Shkrimtari Qamil Guranjaku ka lindur në Elbasan më 1914. Aty kreu dhe mësimet e para në shkollën e mesme. Pasi mbaroi shkollën pedagogjike për disa vjet punoi mësues (1933–1943). Që në bangat e shkollës së mesme nisi të merrej me letërsi. Një pjesë të krijimeve të veta i botoi në gazetat e revistat e kohës. Pas pushtimit fashist të vendit, Qamil Guranjaku u bashkua me luftëtarët e lirisë dhe ishte një nga drejtuesit e brigadës së 17 sulmuese. Edhe pse në kushte të vështira, gjatë luftës ai nuk e ndau penën nga dora dhe shkroi shumë tregime, vjersha etj. ,për trimërinë dhë heroizmin e shokëve të vet. Pas çlirimit Qamili punoi kryeredaktor i gazetës “Luftëtari” dhe më pas në Ministrinë e Arsimit ku u muar me përgatitjen e teksteve shkollore. Nga mesi i viteve '40 gjer në fillim të viteve '50, në shkollat tona punohej me antologjitë e përgatitura prej tij. Qamil Guranjaku vdiq shumë i ri, në vitin 1949, dhe sa qe gjallë mundi të botojë vetëm një libër, që e titulloi “Lulet e mia” (1944). Në të përmblodhi krijimet për të rriturit. Pas vdekjes së tij, nën kujdesin e shkrimtarit Moisi Zaloshnja, u botuan dy libra të autorit: “Xixëllonjat e vogla” (përmbladhje me vjersha për fëmijë) dhe “Dhjetë ditë pa bukë” (përmbledhje me tregime për fëmijë).