Qarku i Shkodrës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Koordinatat:42°10′ Veri 19°45′ Lindje 42.166667° Veri 19.75° Lindje

Qarku i Shkodrës
Qarku i Shkodrës
Shteti Shqipëria
Rrethet
Kryeqendra Shkodra
Kryetari i qarkut Maxhid Cungu
Sipërfaqja 3,562 km²
Popullsia (2010) 246,016 banorë
Dendësia e popullsisë 69.1 ban/km²
Kodi ISO 3166-2 AL-10

Qarku i Shkodrës është një nga 12 qarqet në Shqipëri dhe ka një sipërfaqje prej 1.588 km². Qarku i Shkodrës i përfshin rrethin e Malësisë së Madhe, rrethin e Pukës dhe rrethin e Shkordës. Ka një kryetar Qarku me seli tek Ndërtesa e Prefekturës dhe këshilltarët e zgjedhur nga zonat përkatëse. Qendra e Qarkut të Shkodrës ndodhet në qytetin e Shkordrës. ISO 3166-2-Code është AL-10. Qarku i Shkodrës kufizohet në veri me Malin e Zi, në lindje me Qarkun e Kukësit, në jug me Qarkun e Lezhës dhe në perëndim me Detin Adratik.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Qarku i Shkodrës është një ndër më të mëdhenjtë në Shqipëri. Ai shtrihet nga Alpet e Veriut tek ultësira bregdetare. Gjerësia gjeografike nga 42 50' (Boks, Velipoja) longitude dhe nga 19 54' (Dukagjini) tek 19 17' (Liqeni i Shkodrës) latitude. Vija kufitare ka gjatësinë 304 km, e cila 149 km janë me Malin e Zi. Afërsisht 80% sipërfaqes janë male. Lartësia më e madhe është maja e Jezercës (2,694 m). Klima është mesdhetare; temperatura mesatare vjetore varion nga 7.5 gadë C në Vermosh tek 14.8 gradë C në qytetin e Shkodrës. Temperatura në Janar kapet nga -2.7 gradë C tek 5 gradë C; në Korrik, 17-18 gradë C tek 24.6 gradë C. Rënia mesatare vjetore e shirave shkon rreth 2000 mm, një nga më të lartat në Shqipëri. Vedra është e thatë, zakonisht. Rajoni i Shkodrës është i njohur për burime të pasura hidrografike. Jaqnë lumenjtë Drini, Buna, Shala, Kiri, Cemi, përronj dhe burimet ujore. Në perëndim të qytetit ndodhet liqeni i Shkodrës, liqeni më i madh në Ballkan, 368 km katrorë prej të cilëve 169 km katrorë i përkasin territorit shqiptarë. Faktorët klimaterikë kanë influencuar në rritjen e vegjetacioneve të pasura me më shumë se 1,700 specie. Afërsisht 30% e sipërfaqes është e mbuluar me pyll, që në shumë raste janë dëmtuar nga prerjet pa kriter në vitet e tranzicionit, më së shumti pisha dhe shelqe. Ka gjithashtu edhe një variacion të kafshëve të egra, që kanë ardhur duke u rradhuar.

Të dhëna demografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Rajoni i Shkodrës ka një popullsi prej 253,225[1] banorësh (2001), i katërti për nga madhësia në Shqipëri. Gjatë 50 vjetëve të fundit, popullsia është rritur me shpejtësi. Që nga viti 1938, popullsia është rritur më shumë se 3 herë. Rreitja e popullsisë ka ardhur nga arsye natyrale. Numri i lindjeve është 23 për 1,000 dhe vdekjeve 5 për 1,000. Densiteti i popullsisë është 101.5 banorë për 1 km2.

Prefektura e Shkodrës[redakto | redakto tekstin burimor]

Shteti shqiptar në formën e organizimit të tij, përveç pushtetit lokal të zgjedhur direkt nga zgjedhësit, ka edhe një përfaqësues shtetëror, në formën e një pushteti paralel, kontrollues të politikave shtetërore. Ky është institucioni i Prefektit të Shkodrës, i cili ka edhe dy nën-prefektë në Rrethet Malësi e Madhe dhe Pukë. Roli i Prefektit është më shumë mbikqyrës dhe raportues. Ai është tuitullari më i lartë shtetëror në formët e organizimit - përfaqësuesi i shtetit tek pushteti lokal. Përveç Qarkut të Shkodrës dhe Prefektit, forma e organizimit përmban edhe Bashkësitë dhe Komunat, e cila në formën e saj organizative është ekzekutivi. Kështu kemi Bashkësinë e Shkodrës, të Koplikut dhe të Pukës, si dhe një numër komunash, të cilat drejtojnë punët në zonat përkatëse.

Galeria[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje te jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Qark Shkodra – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Tregues sipas Qarqeve Popullsi e Qarkut

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]