Qemal Stafa

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Gjendeni te artikulli Qemal Stafa. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Lua error in Module:HtmlBuilder at line 33: attempt to concatenate field 'val' (a nil value).



Qemal Stafa (Brutus) lindi në Elbasan20 mars të vitit 1920 në një familje patriote; vdiq më 5 maj 1942. Ishte figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës LANÇ. Nxënës në gjimnazin e shtetit të Shkodrës, hyri në një nga celulat e qytetit, mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, u bë një nga drejtuesit e shoqërisë jashtë shkollore Besa Shqiptare. Në Tiranë u lidh me Vasil Shanton, u organizua në GK të Shkodrës (1937) dhe së bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punëtorët, organizon aksione të rinisë shkollore. Në janar 1939 u arrestua e u dënua me burgim nga gjyqi i regjimit të Zogut. Në gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë arratiset nga burgu dhe bashkë me Vasil Shanton organizon qëndresën antifashiste, punon pa u lodhur për tërheqjen e rinisë në luftë kundër pushtuesit të huaj. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe u hodh në ilegalitet. Kreu me sukses shumë detyra të rëndësishme për organizimin e forcimin , për luftën e armatosur kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit, për demaskimin e shpartallimin e elementëve përçarës etj. U rrethua nga fashistët në Tiranë dhe duke luftuar heroikisht u vra në 5 maj 1942. Qemal Stafa ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve të rinisë. Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesë e të cilave u botuan me pseudonimin Brutus në shtypin përparimtar të kohës. Radhitet ndër letrarët e rinj realistë të viteve 30. Në shkrimet e tij u ngrit kundër realitetit shoqëror të kohës kunder sistemit feudal ne fshatra te cilat zhyteshin dite per dite nga injoranca shekullore, vuri në qendër njerëzit e thjeshtë që vuanin nga padrejtësitë shoqërore, dha portrete të luftëtarëve e të njerëzve me karakter të fortë që nuk mposhten nga vështirësitë, që luftojnë për një botë të re. Në një varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idetë e tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashëgimi i tij letrar është përmbledhur në vëllimin "Qortimet e vjeshtës"(1961).Jeta dhe veprimtaria e Qemal Stafes vazhdojne edhe sot te mbeten te rrethuara nga mistere, te cilat hedhin shume dyshime per kete figure. Edhe pse vdiq ne moshen 21-vjeçare, ai ka lene gjurme te thella ne mendjen e njerezve per aktivitetin e tij. Qemal Stafa u vra me 5 maj te vitit 1942, ne qytetin e Tiranes. Ai ishte nje nga drejtuesit e Partise Komuniste dhe kishte marre pjese edhe ne Mbledhjen e Themelimit te saj. Gjate viteve te fundit te jetes, ai u be promotor i gjithe levizjeve te forcave shqiptare kunder pushtuesve, duke qene figure qendrore ne rinine e asaj kohe. Duke pasur nje kredibilitet te tille, atij iu desh te ishte i survejuar per dite e me shume nga forcat fashiste, por dhe nga bashkepunetoret e tyre. Ne daten 4 maj 1942, atij iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores.

Qemali duke qene ne ilegalitet te plote strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh. Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve '90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij. Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti dot te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.Pas Çlirimit te vendit shume nga figurat qe kishin dhene kontribut ne Lufte u vleresuan me menyra te ndryshme. Dikush u shpall "Hero i Popullit", emri dikujt tjeter iu vendos ndonje uzine a kombinati, ndonje tjeter ndoshta u harrua, por jo pa qellim. Ndryshe ndodhi me Qemal Stafen. Emri i tij jo vetem qe u vendos ne shume institucione, rruge, sheshe e deri tek stadiumi i futbollit, por u arrit deri aty sa dita e renies se Qemal Stafes u be simbol i qendreses se partizaneve duke u shpallur Dita e Deshmoreve.

Edhe kjo nuk ka ngelur pa u vene re. Shumekush ka thene qe Enver Hoxha vendosi t'i bente gjithe keto nderime Qemal Stafes, duke ndjere kompleksin e vetefajesise per eliminimin e tij. Dikush tjeter eshte shprehur se kjo u be qe te humbitnin gjurmet se kishte lidhje Enver Hoxha me vrasjen e Qemalit. Keto jane mistere qe lidhen me Qemal Stafen, por pa frike mund te thuhet se Enveri nuk e kishte veshtire ta demaskonte figuren e tij nese vendoste, pasi praktika tregoi qe ke donte ta shpallte ai armik apo bashkepunetor te imperialisteve, ate e bente pa ndonje veshtiresi te madhe. Por e kunderta u be me familjen dhe miqte e heroit, ata pothuajse u lane ne harrese dhe madje e fejuara e tij u burgose gjate regjimit komunist. Ndryshe nga shume te tjere, ata nuk perfituan ndonje gje perveç emrit dhe faktit te te qenit familje deshmori. Gati ne te gjitha broshurat ose librat e asaj kohe qe flisnin per heroin, te afermit e tij nuk permendeshin fare ose permendeshin fare pak. Misteret

1. Misteri më i madh që ka të bëjë me jetën e Qemal Stafës është padyshim vdekja e tij. Ende sot nuk është zbuluar nëse rrethimi dhe vrasja e tij nga pushtuesit italianë erdhi si pasojë e një spiunimi nga ana e ndonjë anëtari të Partisë Komuniste, apo erdhi si rezultat i zbulimit nga agjentët italianë?

2. Ende nuk është zbuluar nëse Qemal Stafa, duke qenë një nga krerët e Partisë Komuniste që nga krijimi i saj më 8 nëntor 1941, para se të vritej kishte si qëllim për të marrë drejtimin e saj duke spostuar kështu Enver Hoxhën?

3. Një nga misteret e jetës së Qemal Stafës është lidhja e tij me Partinë Komuniste si dhe cila ishte arsyeja e kësaj lidhjeje?

4. Ngritja në piedestal e figurës e Qemal Stafës nga Enver Hoxha gjatë periudhës së komunizmit është një mister më vete, kjo pasi familjarët e tij nuk patën ndonjë ngritje të madhe nga emri i njeriut të tyre të rënë dëshmor?

5. A ka qenë Qemal Stafa i fejuar me Drita Kosturin? Nëse po, pse kjo e fundit u denigrua gjatë periudhës së komunizmit, kur diheshin konsideratat që ekzistonin për Qemal Stafën nga Enver Hoxha?Detaje per jeten

8 nëntor 1941, kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Stafa ishte i pranishëm në atë mbledhje duke qenë përfaqësues i "Grupit të të Rinjve".

4 maj 1942, Enver Hoxha i jep urdhër Qemal Stafës të shkonte në qytetin e Vlorës për të organizuar një grup komunistësh edhe në atë qytet.

5 maj 1942, në një nga lagjet e Tiranës rrethohet Qemal Stafa nga pushtuesit dhe ekzekutohet. Për këtë deri tani është hedhur dhe ideja se mund të kemi pasur një kurth të ngritur nga Enver Hoxha për të eliminuar përfaqësuesin e "Grupit të të Rinjve" në Themelimin e PKSH-së. Pas Çlirimit emrin e Qemal Stafa e mbajnë rrugë e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Në kryeqytet, në sheshin që mban emrin e tij, është ngritur busti i heroit. Dita e rënies së Qemal Stafës përkujtohet si Dita e Dëshmorëve. Aktiviteti: Punoi për organizimin e shoqërisë "Besa Shqiptare". Ai ishte një nga shkruesit më të shpeshtë të organit të shoqatës. Në vitin 1937, për idetë e veprimtarinë e tij u arrestua dy herë. Në vitin 1939, kur u kthye në Shqipëri u arrestua dhe u burgos, ku gjyqi e dënoi me 6 vjet burg dhe punë të detyrueshme. Më 7 prill 1939, kur vendi u pushtua nga italianët, Qemali përgatiti rebelimin në burg dhe gjatë arratisjes u plagos. I fshehur nga fashistët, ai u mjekua nga daja i tij Dr. Qemal Sejdini. 8 nëntor 1941, merr pjesë në Themelimin e Partisë Komuniste Shqiptare, duke qenë si përfaqësues i "Grupit të të Rinjve". Në mbledhje u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinisë komuniste. Më 5 maj 1942, Qemal Stafa vritet i rrethuar nga armiqtë ne enigma misterioze afer nje mulliri prane liqenit te Tiranes. Gjithashtu ka qene njohes i mire i 5 gjuheve te huaja si Anlgisht Latinisht Gjermanisht Frengjisht dhe Greqishten antike.Hobi i tij ka qen fotografia tenisi dhe leximi.Nofka per kete te fundit ishte dhe miu i bibliotekes.Autoret e tij te preferuar ishin Lasgush Poradeci dhe Gjergj Fishta ndersa per sa i perket atyre te huaj ishin Bodler dhe Nice

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Qortimet e vjeshtës (1961 - vëllim)