Qukapiku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
;"|Qukapiku
Qukapiku Hispaniolan  Zëri trokitës i qukapikut
Tondokument Zëri trokitës i qukapikut
;" | Klasifikimi shkencor
Mbretëria: Animalia
Filumi: Chordata
Klasa: Aves
Nënklasa: Neornithes
Infraklasa: Neognathae
Mbirendi: Neoaves
Rendi: Piciformes
Nënrendi: Pici
Familja: Picidae
Vigors, 1825
Nën-familjet

Jynginae
Nesoctitinae
Picinae
Picumninae

Qukapiku është një lloj shpendi nga familja Picus, Dendrolopus. Qukapiku ndërton folenë dhe gjen ushqim duke shpuar trungjet e pemëve me sqepin e fortë. Qukapiku mund të godasë një trung të fortë me sqep 38-43 herë brenda 2.10 deri 2.69 sekondave. Kafka e qukapikut është e përforcuar për të përballuar goditjet e forta dhe ka një sistem amortizimi që redukton dhe amortizon goditjet. Përpara goditjes, qukapiku tendos muskujt e gojës duke bërë të mundur përhapjen e forcës në të tërë trupin. Gjithashtu qukapiku ka një tru të vogël dhe kjo zvogëlon mundësinë e dëmtimit të tij.

Qukapiku në fillim godet trungun lehtë duke gjetur kanale bosh, pastaj e shpon kanalin me sqep, dhe nëse gjen krimba i kap duke i shpuar me gjuhë.Qukapiku hap nje vrime ne peme dhe fut ushqimet rezerve.