Radio Televizioni Shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Radio Televizioni Shqiptar
Logo RTSH.png
Logoja e RTSH
Transmetimi i parë 28 nëntor 1938
(radio)
29 prill 1960
(televizion)
Zotëruar nga Qeveria e Shqipërisë
Shteti Shqipëri Kosovë
Gjuha Shqip
Tipi Televizion, radio dhe online
Zyrat qendrore Tiranë, Shqipëri
Dikur quhej Radiodifuzioni dhe Televizioni Shqiptar
Faqja Web www.rtsh.al
Disponueshmëria
Tokësor
Shqipëri Analoge/dixhitale
Satelit
Eutelsat 16A (16E) 12656 /V/ 4883 / 1/2
Radio Satelitore
Eutelsat 16A (16E) 12656 /V/ 4883 / 1/2

Radio Televizioni Shqiptar (RTSH) është një institucion mediatik publik që përfshin Radio Tiranën, që u krijua në vitin 1938 dhe Televizionin Shqiptar, që u krijua në vitin 1960. Prej vitit 1993 RTSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelitit.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 29 prill 1960 filloi nga puna qendra eksperimentale e televizionit Shqiptar. Fillimi i transmetimeve shënon jo vetëm lindjen e Televizionit Publik Shqiptar, TVSH, por edhe fillesat e tregut televiziv shqiptar. 5 dekada më parë, për shikuesit e kryeqytetit erdhi përshëndetja e parë përmes ekranit dhe ishte pikërisht ajo përshëndetje, që shënoi edhe fillimin historisë që mban emrin Televizioni Shqiptar. Ky emër mësoi hap pas hapi të jetë bashkëudhëtar i ne të gjithëve. Në ditën kur startoi transmetimi, guri i parë i themelit ishtë një film për fëmijë, më pas një dokumentar, një koncert e më tej një film, pra që ditën e parë ky ekran i magjishëm, kishte nga një dhuratë për të gjithë brezat. Televizioni i madh, bashkëudhëtari i të mëdhenjve ka ecur vazhdimisht krahas televizionit të vogël, ose mikut të mirë të të “vegjëlve”. Breza të tërë vogëlushësh u rritën me ekranin e TVSH.

Gjithçka filloi në një banesë të thjeshtë, nga ku përshëndeti imazhi i parë i ekranit, Stoli Beli. Pjesë e fillimit të madh ishin Beqir Derhemi, Ilia Capo, Jani Mele, Stoli Beli, Vezir Hoxha, Riza Proseku dhe pranë tyre Emil Plumbi, Liri Celi, Sali Mensori, Petrit Qylafku, etj. Programi fillimisht ishte i thjeshtë, i shoqëruar me pamundësinë për t’u regjistruar.

Transmetimi i parë[redakto | redakto tekstin burimor]

Në vitin 1963 u transmetua edicioni parë i lajmeve, ndërsa në vitin 1965 kamera e vetme e TVSh u zhvendos në stadium për të transmetuar një ndeshje futbolli. Vendimi i qeverisë së kohës për kalimin e Televizionit nga faza eksperimentale në programe të rregullta ditore, sjell si pasojë rritjen e shpejtë të numrit të punonjësve: djem e vajza nga universiteti apo Instituti i Lartë i Arteve, pa përvojë në gazetari dhe regji televizive, investuan pasion, ambicje dhe dëshirë për të krijuar, etje për të mësuar nga përvojat jashtë vendit dhe përkushtim. Në vitin 1966 Qendra Eksperimentale e Televizionit transmeton pjesën e parë të ndeshjes së futbollit “Partizani – Dinamo” Godina e re e televizionit krijoi mundësi për standarte të tjera. U shtuan mundësitë për xhirime në interier dhe eksterier, çka shtoi dhe orët e transmetimit, në çdo ditë të javës - nga ora 18 deri në orën 22.30.

Vitet ’70 sollën një tjetër brez në mjediset e TVSH, edhe një tjetër në të shumtit breza TVSH-istësh që për pesë dekada rresht miqësisht pritën e përcollën njëri tjetrin. Nuk mund t’i përmendim emrat e të gjithëve, janë shumë dhe secili prej tyre ka vendin e vet në këtë televizion. Në vitin 1971 fillon transmetimi i programeve të Qendrës së re të TVSh në të gjithë territorin e vendit. Në vitin 1972 Televizioni Shqiptar transmeton për herë të parë një ndeshje futbolli të marrë nga RAI 1. Katër milion metra film ndodhen në arkivin e televizionit shqiptar që nga kronikat deri te dokumentarët, nga koncertet e deri te filmat artistikë! Kristalizimi i gjinive televizive solli me vete dhe kristalizimin e individualiteteve.

Transmetimi e festivalit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kohërat e ndryshme ofronin sigurisht sfida të ndryshme: nga veprat e dritës dhe valët e luftës së klasave, nga transmetimi i bujshëm i fluturimit të anijes kozmike “Apollo” 12 drejt Hënës, në vitin 1972, te ekzaltimi i liberalizimit të imagjinuar, të shuar dhunshëm me festivalin e 11-të. Në vitin 1972 si një sprovë e parë vjen në përmasat e një spektakli “Fituesja e fituesve”, sprovë e cila nuk kaloi pa telashe. Ishte koha kur pushteti jepte një nga goditjet e radhës për t’u treguar njerëzve forcën e tij. Festivali i 11 –të ishte pikënisja e kurbanëve që do të pasonin në emër të luftës kundër liberalizmit në letërsi, kulturë dhe art. Mënyra se si u godit kjo ngjarje e madhe tkurri dhe frenoi frymën krijuese në Televizion. Mjediset teknike përbëheshin nga aparaturat e studiove të zërit, telekinematë, laboratori i filmit dhe stacioni i transmetimit në malin e Dajtit. Ishin ndërtuar tri studio: një për koncerte, dytë për biseda, ajo e lajmeve, si dhe një studio lëvizëse. Përvoja e mangët kineze në këtë teknologji u reflektua në defekte të shumta në transmetim. Ato vite u mor një aparaturë regjistrimi, ampeks-prodhim amerikan, e cila u ble tërthorazi, gjë që më pas desh u kushtoi rëndë specialistëve të Televizionit. Në vitin 1975 mbë rrijnë në Shqipë ri 4 magnetoskopë portativë Ampex VPR dhe një magnetoskop stacionar Ampex VR. Pas viteve 1980 filluan të blihen aparatura të reja për të kaluar shkallë shkallë në transmetimin me ngjyra. Fillimisht u përgatit studio e lajmeve, u morën kamera për xhirime në terren, si dhe pajisje për dhomat e montazhit. Kohë të tjera sollën sfida të tjera. Sfida e mbijetësës u pasua nga sfida e guximit, fiksimi i dramës së ambasadave dhe para së gjithash regjistrimi i rënies së shtatores së ish-diktatorit dëshmon përgjegjësi të lartë profesionale ndaj së vërtetës historike dhe bilanc pozitiv në sfidën e guximit. Koha e re kërkonte standarte të reja, mendësi të reja, hapësira të reja. Editoriale, por edhe gjeografike. Përmbysja e sistemit komunist i hapi rrugën pasqyrimit të çështjes konbëtare. Më 27 nëntor 1993, në Televizion filloi nga puna një studio e re, me mbështetjen e qeverisë së Kosovës në mërgim, ku parësor ishte informimi i popullit të Kosovës. Prej vitit 1993 TVSH-ja transmeton programet e saj radiofonike dhe televizive edhe nëpërmjet satelite.

Në moshën e tij të pjekurisë, TVSH hodhi hapa të sigurta cilësie. Më të mirët, më ambiciozët synojnë drejt cikleve të emisioneve që kërkojnë më shumë kohë dhe ndikim te publiku. Ndjeshmëria ndaj programeve historike, artistike, sociale, por edhe ekonomike është më e madhe. Në atë kohë u përgatitën dhe u transmetuan një cikël emisionesh si “Një kronikë-një temë”, “Dokumenti dhe historia”, “Enigmat”, programe artistike “Bashkë me ju”, “Mbrëmje të muzikës popullore”, ciklet “Pedagogji për të gjithë”, “Prodhues-blerës”, për rininë, kulturën popullore etj. Pas shkundjes së viteve të para të tranzicionit, filmi televiziv e rimori veten pas viteve 2000, duke sjellë në ekran temën sociale dhe problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare, duke u përpjekur të ruajë standartet megjithë vështirësitë e diktuara nga ekonomia e tregut. Televizioni Shqiptar në vitin 2006 përcolli këngën në manifestimet e mëdha të muzikës së lehtë në Eurosong. Është një promovim tjetër i vlerave artistike, që po kthehet në traditë. Përmes artit kulturat afrohen dhe intergrojnë mes tyre vlerat, kurse popujt ndihen shpirtërisht njëri pranë tjetrit.

Transmetimi sot[redakto | redakto tekstin burimor]

RTSH-ja në Tiranë

Në kreshta malesh, si gjymtyrë të gjatë, këto kulla të metalta që arrijnë deri në 70 metra, në malin e Dajtit, Qafë Shtambë, Tarabosh të Shkodrës, Midë të Pukës, Qafë Prushi në Kukës, Gllavë, Sopot, Mile, Zvërnec, Llogora etj., përcjellin transmetimin televiziv në gjithë vendin, si dhe jashtë kufijve politikë, në Rrafshin e Dukagjinit, në perëndim të Maqedonisë, në lindje të Malit të zi, dhe në Korfuz e Igumenicë të Greqisë.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]