Ramadan Krasniqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Ramadan Krasniqi.jpg

Ramadan Krasniqi - Dani, lindi më 14 Gusht të vitit 1958Pejë, është një këngëtar shqiptar nga Kosova. Është PAVAROTTI I KOSOVES ( tha e nderuara Nexhmije Pagarusha)

Arsimin fillor e kreu në Shkollen fillore "8 Marsi", të mesmen në gjimnazin ish "11 Maji". Karrierën si këngëtar e filloi me orkestrinën "Vëllezërit Bakraqi". Pas shumë paraqitjeve si i ri, në grup me kolegët, për herë të parë si solo-këngëtar, u prezantua në mbrëmjen festive të pritjes së Vitit të Ri, 1973/1974, në motelin e atëhershëm me famë, "Dardania" në Pejë. Ka më se 34 albume muzikore te edituara në treg. Bashkëpunëtorët e tij të preferuar: Ilir Berani, Afrim Macula, Ylber Asllani, Valton Beqiri, Hivzi Krasniqi, Arsim Bunjaku. Mega-Hitet e njohura: 'Magdallena' 1985 nga Ardian Rrusta, 'Ti që fike shpirtin tim' 1995 nga Afrim Macula, "Tradhëtare" 2003 nga Ilir Berani, "Fjalët që na ndanë" 2005 nga Afrim Macula. Kënga "Tradhëtare" (2003), shënon rekord të shitjes, si singel-cd, në karrieren e Danit, ku presupozohet se tirazhi i shitur ne treg ka qenë afersisht 70 mijë copë.

“Valsi i tradhtisë” Kënduar live tregon aftësitë dhe profesionalizimin e tij, me zërin e kristaltë, të kthjellët si loti. Ndërsa me spektaklin “Këngët e shekullit” të organizuar nga TV Klan në Shqipëri, vërtetohet dhe një herë se çfarë kapaciteti ende te pa shtershem ka i nderuari Dani.


Në karieren e tij ka nxierrur rreth 34 albume.[1]

Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Revista "Dritarja"