Ranatoci
| Emri: | Ranatoci |
| Komuna: | Komuna e Preshevës |
| Popullsi: | - |
| Kodi postal: | - |
| Kodi telefonik: | - |
| Lartësia mbidetare: | - |
| Latitude: | - |
| Longitude: | - |
| Web-faqe: | s'ka |
| Përdorimi i stampës | |
Ranatoci është vendbanim në komunën e Preshevës.
Përmbajtja |
[redakto] Gjeografia
Fshati shtrihet thellë në brendësi të Maleve të Karadakut dhe kufizohet me fshatrat kufitare të Kosovës, në anën veriore me fshatin Kokaj, në lindje me fshatin Sllubicë e në perëndim me fshatin Myqybabë.
Ranatoci sikur të mos ishte kufiri i cili e ndanë nga fshati Kokaj një lagje e tij do t'i takonte fshatit Kokaj. Pra nga kjo shihet se Ranatocin e përbëjnë tri lagje ajo e Seferëve, banorët e së cilës janë të ardhur nga fshati Sefer,lagjja tjetër të cilën shumë kush e quan edhe lagje e Klaiqëve, pastaj për shkak të afërsisë nga gjaku me Kokajt i llogarisin edhe si Kokaj, të cilët banorë janë muhaxhir të ardhur nga Klaiqi dhe Vranoci i Lebanës dhe janë të afërm të Kokajve, ndërsa lagjja e trete (më e vogël) prej tri shtëpive të cilët këtu kanë ardhur nga Caravajka para gati 100 vjetësh. Përndryshe emri i vendbanimit Ranatoc është i imponuar nga pushteti serb i ardhur në këto troje, nga viti 1912
[redakto] Toponimet
Toponimet më të njohura në Ranatoc janë: Lejthishta, Varret e ‘’Mazëve” (vlenë të përmendet se këto varreza janë në qendër të fshatit dhe janë të vjetra dhe të panjohura), Imeridi, Goleshi, Kroni i Mines, Kroni i haxhi Isahit, Zllatare e Vogël, Rrezja, Zllatare e Madhe, Peshenica, Arat e Sahitit, Mashalla, Kodra e Luleve, Fërkemi i Kalit, Kroni i Kopilit, Suravaci, Guri i Gjyrishecit, Ara e Kodrës, Sherekica, Përroni i Alisë, Dardhishta, Roga e Dredhëzave, Ara e Bunarit, Te Guri, Guri i Nrikllës, Kroni i Ftohtë, Mali i Dalipit etj.
[redakto] Ekonomia
Ranatoci është vendbanim malor dhe popullsia kryesisht merret me blegtori e më pak me lavërtari e pemëtari. Në fshat janë vetëm 13 ekonomi familjare.
[redakto] Demografia
| Statistika | |
|---|---|
| Viti | Numri I popullsisë |
| 1948 | 138 |
| 1953 | 163 |
| 1961 | 190 |
| 1971 | 196 |
| 1981 | 148 |
| 1991 | 246 |
| 2002 | 83 |
Siaps regjistrimit të popullsisë të vitit 2002 i ka pasë vetëm 83 banorë, ndërsa në vitin 1991 ka pasur 246 banorë. Ramje më të madhe të popullsisë ka pasë gjatë luftës në Kosovë dhe në Luginëne Preshevës ku popullsisa u dëbua në drejtime të ndryshme, bile edhe jashtë trojeve shqiptare. Vendbanimi nuk ka arritë të shtoj numrin e banorëve sepse banorët vazhdimisht, sikurse edhe fshatrat tjera të Karadakut, kanë emigruar në drejtim të qendrave të Gjilanit, Preshevës e edhe më larg.
[redakto] Historia
[redakto] Kultura dhe arsimi
Ranatoci ka dhënë një numër të madh të shkollarëve siç janë: Demir Behluli piktor-dizajner dhe krijues letrar, Dr. prof. Ibrahim Behluli - antropolog, Dr. Ortodont Xhemail Behluli, Dr. stom. Gjelbrim Behluli, Jurist i dipl. Reshat Behluli, Mr. Lulzim Behluli farmacist, Inxh. i dipl. i Bujq. Dashnim Behluli, Inxh. i dipl. i Ndërt. Ali Arifi, Xhemë Karadaku (Xhemail Halili) -Inxhiner i makinerisë dhe krijues letrar, Inxh. i Kompj. Dorlir Behluli etj.
[redakto] Përsonalitete
- Demir Behluli Piktor - shkrimtar
- Dr. prof. Ibrahim Behluli - antropolog
- Xhemë Karadaku ( Xhemail Halili ) -Inxhinier i makinerisë dhe krijues letrar