Rasti Martinoviq

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Rasti Martinoviq (1984) është një segment i Doktrinës së shenjtë serbe gjatë luftes speciale në Kosovë të zhvilluar në periudhen 1981-1990.

Ky rastë ka ndodhur më 1984, në periudhën kur Millosheviqi synonte okupimin e Kosovës, çdo ditë lansohej nga një gënjeshtër për kinse presione të shqiptarëve ndaj sërbëve, dhunime të plakave sërbe, dëmtime të varrezave sërbe…, metodë kjo shumë e njohur që nga lufta e dytë botërore kur nazistët akuzonin hebrenjtë për të gjitha te këqijat.

Rasti më eklatant i një gënjeshtre të tillë antologjike, është vetëplagosja e homoseksualit sërb Martinoviq , në vitin 1984, i cili gjatë seansave të vetëknaqësisë, u lëndua rëndë duke shqyer zorrën e trashë me shishe xhami. Edhe pse ai fillimisht në Emergjencën e Klinikës Kirurgjike në Prishtinë , kishte deklaruar se lëndimi ishte vepër e tij, ai nën presionin e sigurimit shtetëror sërb të asaj kohe, ndrroj deklaratën e dhënë më parë, për qëllime politike “ patriotike ”, dhe akuzoj shqiptarët për këtë vepër !!!

Pas publikimit të deklaratës së Martinoviqit në mediat Jugosllave reagojnë gjitha subkjektet jugosllave nën ndikimin serb dhe këto reagime i vullos edhe Akademia e Arteve dhe Shkencave në Beograd duke e gjykuar me rreptësin më të madhe dhunën shqiptare ndaj serbëve e cila sipas tyre kishte arritur një kulminacion të ri.

Propaganda e sistemuar antishqiptare nga entet dhe instucionet serbe si Radio Televizioni, Akademia dhe Qeveria të koordinuara nga Akademia në Beograd, në atë kohë me muaj të tërë nuk kishte të ndalur lidhur me rastin Martinoviq. Ky rast arriti edhe në faqet e shtypit ndërkombëtar.

Si pasojë e këtij rasti ishtin edhe paraburgimet e shqiptarëve.