Read the Bills Act

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Read the Bills Act (RTBA)  është një pjesë legjislacioni e propozuar me qëllimin që të bëjë të detyrueshme për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ligjet përpara se të votohen të mund të lexohen nga përfaqësuesit dhe senatorët e dy dhomave të kongresit. U propozua për herë të parë në vitin 2006[1] nga Downsize DC, një organizatë jo-fitimprurëse që fokusohet në zvogëlimin e madhësisë së qeverisë federale në SHBA. Akti i propozuar vjen si pasojë e faktit se shpesh në Kongres votohen ligje që janë mijëra faqe të gjata dhe që kalohen pa u lexuar nga përfaqësuesit apo senatorët që votojnë mbi ato.

Senatori dhe kandidati për President për Partinë Republikane, Rand Paul (R-KY) ka deklaruar mbështetjen e vet për këtë pjesë të propozuar legjislacioni që në nëntor të vitit 2010.[2] Ai gjithashu e ka sponsorizuar dhe propozuar ligjin në Kongres në 28 qershor 2012.

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime dhe shënime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "RTBA Full Text". Downsize DC. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2010. Marrë më 10 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "The Grand New—and Old—Party". Wall Street Journal. 6 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]