Red Skull

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Red Skull, emri i vërtetë i të cilit është Johann Schmidt, është një personazh në librat komikë të botuar nga Marvel Comics. Personazhi është krijuar nga Joe Simon (teksti) dhe Jack Kirby (teksti dhe dizajni) në vitin 1941.

Red Skull është një hierark nazist i stërvitur nga vet Adolf Hitleri, dhe luan rolin e kundërshtarit më të lig të Kapiten Amerikës.