Relievi i Evropës
Evropa ka ultësira por edhe male të larta. Kontinenti i Evropës ka lartësinë më të vogël nga të gjitha kontinentet tjera – me vetëm 300 m, bota 875, Kosova 811m. Pjesa më e madhe e Evropës -2/3 është e ulët – deri 200 m dhe vetëm 17 % tokë malore.
Në Evropë dallohen malet e vjetra dhe të reja.
- Malet e vjetra janë krijuar para qindra milionë vitesh. Këto pëfshijnë malet qendrore në Spanjë ( Kastole, Iberike), në Evropën e Mesme ( Masivi Qendror, Vogezet, Shvarcvald, Harc, Bome, Xehrore) , malet në Ishujt Britanik ( Kambrike, Devone, Penine), Gadishulli Ballkanik ( Rodopet), mali Ural etj.
Malet e vjetra dallohen edhe për nga pasuritë minerale, sidomos me qymyr dhe me hekur. Këto pasuri kanë ndihmuar zhvillimin konomik të vedeve në të cilat gjenden këro pasuri.
- Malet e reja dallohen edhe për nga pasuritë minerale, sidomos me qymyr dhe me hekur. Këto pasuri kanë ndihmuar zhvillimin konomik të vedeve në të cilat gjenden këro pasuri.
Malet e reja janë krijuar më vonë - para 60 milion vitësh, dhe dallohen me vargmale, janë të larta , të mprehta, me maja të thepisura, gryka e lugina të ngushta dhe me aktivitet vullkanik ( Etna, Vezufi etj. ) e seizmike ( termetet). Vargmalet kryesore në Evropë janë: Pirinejet, Alpet, Apeninet, Karpatet, Dinaritet, Sharrit.Pindet, Alpet Transilvane, Mali Ballkan etj.
Alpet shtrihen në Evropën Qendrore dhe Jugore, Apeninet në gadishullin Apenin, Pirinejet në gadishullin Pirinej. Kar[patet në lindje të Alpeve në formë gjysëharku e rrethojnë Ultësirën e Panonisë. Në gadishullin ballkanik shtrihen Dinaritet, Sharopindet dhe mali Ballkan. Në aspektin ekonomik malet e reja kanë rëndësi për blegtori, janë të pasurame kullosa, pyje, potencial hidrologjik, për turizëm gjat verës dhe gjat dimrit
- Në një pjesën të konsiderueshme të Evropës dominojnë ultësirat, fushëgropat dhe luginat e gjëra të lumenjëve. Deri në 500 m lartsi mbidetare gjendet 84 % e sipërfaqës së Evropës.
Ultësira e Madhe Evropiane fillon nga Franca veriperendimore dhe vazhdon nëpër Belgjikën veriore, Holandë, në pjesën veriore të Gjermanisë , Ploninë dhe vazhdon në ultësirën Ruse deri te mali Ural.
Në Evropën Qendrore dhe Jugore shtrihen disa ultësira të rretuara me vargmale, siq janë: ajo e Panonisë në Hungari, Kroaci e Vojvodinë, e Vllahisë në Runmani, Fusha e Andaluzisë dhe e Aragonisë në Spanjë si dhe Fusha e Lombardisë në Italinë Veriore.
Në Gadishullin Bllkanik : Ultësira Perendimore e Shqipërisë, Fusha e Kosovës, Rrafshi i Dukagjinit, Fusha e Pollogut, Fusha e Pellagonisë, Fusha e Maricës etj.