Renaldo Kalari

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Renaldo Kalari
Të dhënat vetjake
Datëlindja (1984-06-25) 25 qershor 1984 (39 vjeç)
VendlindjaTiranë, Shqipëri
PozicioniMbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
KF Tirana
Numri2
Karriera me klube*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2004–2006KF Tirana10(0)
2005–2006Shkumbini Peqin0(0)
2006–2008Kastrioti Krujë44(2)
2008–2009Partizani Tirana13(0)
2009–2011Kastrioti Krujë53(4)
2011–KF Tirana48(1)
2012–2013Kastrioti Krujë (huazim)11(2)
Karriera ndërkombëtare
2000–2001Shqipëria U–171(0)
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 janar 2015
‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 janar 2015

Renaldo Kalari (lindur më 25 qershor 1984Tiranë) është një futbollistë shqiptar i cili luan momentalisht me klubin shqiptar KF TiranaKategorinë Superiore si mbrojtës.[1][2][3]

Karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalari është një produkt i akademisë së Tiranës dhe u bashkua me skuadrën e parë në vitin 2004 por e pati të vështirë të gjente hapsira për të luajtur, gjë që solli që të dërgohej në huazim te Shkumbini në sezonin 2005–06. Rikthimi i tij te Tirana nuk zgjati shumë pasi ai firmosi menjëherë me Kastriotin në vitin 2006, ku ai do të luante për dy sezonet e ardhshme deri sa klubi u rrëzua në Kategorinë e parë. Ai u rikthye në kryeqytet në verën e vitit 2008 për të luajtur me Partizanin por vetëm në pjesën e parë të sezonit 2008–09, me klubin që ishte në telashe. Ai u largua nga Partizani dhe u rikthye sërisht te Kastrioti në janar 2009, duke ndihmuar klubin që të ngjitej në Kategorinë Superiore. Ai u bë një nga lojtarët më të rëndësishëm të klubit në vitet pasuese, gjë që tërhoqi vëmëndjen e ish klubit të tij Tirana, që i dha mundësinë atij të rikthehej sërisht në qytetin e tij të lindjes.

Kombëtarja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kalari ka zhvilluar vetëm një paraqitje me kombëtaren U–17.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Football DataBase
  2. ^ "UEFA". Arkivuar nga origjinali më 3 nëntor 2012. Marrë më 30 janar 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Soccerway