Rendi i shtëpisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rendi i shtëpisë (në tekste edhe Rendi shtëpiak, Rendi i zotit të shtëpisë) është e drejta e mbajtësit të së drejtës mbi shtëpinë për të jetuar apo vepruar i pa penguar brenda mureve të shtëpisë sipas rendit të vendosur nga ai.

Zakonisht rregull e përbashkët e rendit të shtëpisë është hyrja apo qëndrimi brenda shtëpisë pa lejen e mbajtësit të së drejtës. Kjo e drejtë mbrohet me ligj, dhe mos respektimi i saj sjellë me vete padinë për prishjen e qetësisë shtëpiake. Përpos rendit shoqëror që përdoret për shtëpitë familjare, në shtëpi të ndryshme shërbyese, në hyrje të tyre në një listë paraqitet rendi në të cilën zakonisht ndalohet qëndrimi i të pa moshuarve brenda objekteve të shtëpisë.