Republika Shqiptare

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Me 17 janar te 1925 u mblodh Asambleja Kushtetuese dhe nuk vonoi dhe Shqipëria u shpall Republike Parlamentare sipas stilit Amerikan me një president me dore te forte.

Kushtetuta e Republikës qe hartuar sipas asaj Amerikane, por natyrisht duke iu përshtat Shqipërisë.

Shqipëria ishte dërrmuar nga lufa e I, pushtimet, sëmundjet etj. Duhej një regjim deri diku autoritar. Kështu ishte dhe ne shtetet fqinje.

Me 21 janar1925 Shqipëria u shpall Republikë.

Me 31 janar te 1925 Asambleja zgjodhi Ahmet Zogun të parin President të Shqipërisë në mes te brohoritjeve dhe te entuziazmit me thirrjet : Rroftë Presidenti ! Rroftë Ahmet Zogu ! Gjithë bota u lajmërua dhe filluan të njohin Shqipërinë dhe duke dërguar përfaqësuesit e tyre. Kështu filloi dhe ndihma ekonomike dhe firma te huaja me ardhe ne Shqipëri se shihnin stabilitet.

Zogu kishte shume detyra te mëdha për të bëre. Së pari te krijonte një administratë te rregullt, një fuqi policore për te vënë qetësinë, gjykata dhe ligjet moderne, zhdukjen e analfabetizmit, që ishte rrënja e gjithë së keqes, spitale dhe luftë kundër sëmundjeve ne masë si klolerës, vendosjen e qetësisë, shtrimi i fiseve dhe bajraqeve që nuk donin me të nënshtrohenin një qeverie moderne të kohës se tij.

Shqipëria ishte shumë e verfer. Kështu që Zogu iu desh një shtet mik për të kërkuar ndihmë imediate. Kjo u bë me Italinë.

U pakësua ushtria kombëtare. U krijuar xhandarmëria dhe si inspektor i saj u emëruar koloneli i ushtrisë britanike Sterling. Zogu nuk donte me u lidh këmbe e kokë, veç me Italinë, prandaj merrte oficer dhe këshilltare nga vende të tjera perëndimore. Qëllimi ishte me kriju një qetësi civile dhe kjo u arrit. Ushtria dhe xhandarmëria ishte e vogël, por shembullore. Filluan kërkimet për naftë midis Vlorës dhe Beratit. U hap Banka Shtetërore Shqiptare. Shqipëria filloi me të ec ne rrugën e ndërtimit dhe te përparimit të kohës.

Repubblica albanese
Republika Shqiptare
Dati
Kryeqytet Tirana
Gjuha zyrtare shqipja
Data 19251928
Stato predecessore 20px Impero ottomano
Stato successore 20px Regno albanese


Zëra të lidhura [redakto]