Republika Socialiste e Serbisë
| Socijalistička Republika Srbija Социјалистичка Република Србија Socialist Republic of Serbia |
|||||
| Një njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë |
|||||
|
|||||
|
|||||
| Kryeqyteti | Beogradi | ||||
| Gjuha Zyrtare | Serbo-Kroate (Hungareze, Sllovake, Rumune, Rusyn zyrtare në KSAV Vojvodinës; Shqip zyrtare në KSAK Kosovës) | ||||
| Hyrja Në RSFJ: - Që kur - Deri më |
1943 31 Janar, 1946 27 Prill, 1992 |
||||
| Sipërfaqja - Totali - Ujë |
Rangu 1-ri në RSFJ 88,361 km² 0.13% |
||||
| Popullësia - Totali - Dendësia |
Rangu 1-ri në RSFJ 9,506,174 114.0/km² |
||||
| Valuta | Dinari Jugosllav (динар, dinar) | ||||
| Zona Kohore | UTC + 1 | ||||
Republika Socialiste e Serbisë (Serbo Kroate:Socijalistička Republika Srbija, Социјалистичка Република Србија) ishte një Republikë Socialiste në Republikën Socialiste Federative të Jugosllavisë. Serbia u njoh si shteti i 1-rë për nga Sipërfaqja apo Shteti më i madh në Jugosllavinë e dikurshme, gjithashtu edhe shteti i parë për popullatë. Serbia Socialiste kishte 88,361 km2 Sipërfaqje dhe 0,13% ujë, duke e bërë shtetin federativ më të madh në Jugosllavi. Popullësia në Serbinë Socialiste arrinte deri 9.5 milion, apo 9,506,174, me dendësi 114.0/km2. Valuta apo paraja në Serbinë Socialiste ishte Dinari Jugosllav (Dinar), dhe zona kohore +1.
[redakto] Gjuha
Gjuha zyrtare në Serbinë Socialiste ishte Gjuha Serbo-Kroate, nga Sërbishtja dhe Kroacishtja, por në Serbinë Socialiste gjindeshin edhe 2 provinca socialiste autonome që ishin Vojvodina dhe Kosova. Në Vojvodinë fliteshin diku rreth 5 gjuhë që ishin Gjuha Hungareze, Gjuha Sllovake, Gjuha Rumune dhe Gjuha Rysin. Kjo gjuhë ishte një gjuhë Sllave duke u përbërë nga shumë dialekte të Sërbishtes së sotme por ishte me më shumë përqindje Ruse, por të rregulluar në Sërbishten e sotshme. Ndërsa në Kosovën Socialiste Autonome në atë kohë si gjuhë zyrtare me më shumëse 80% ishte Gjuha Shqipe. Gjuha Shqipe përpos se flitej vetëm se në Kosovën e dikurshme ajo flitej edhe në Serbinë Socialiste, në Preshevë me rreth 80%, në Bujanoc rreth 60-70%, në Medvegjë rreth 60-70%. Gjuha shqipe në Serbinë Socialiste pa shtetin autonom të Kosovës së dikurshme arrinte diku 200.000 persona që fltinin këtë gjuhë.
[redakto] Qytetet
Kryeqytet në Serbinë Socialiste ishte Beogradi i cili është edhe kryeqyteti i Serbisë së sotshme, dhe u njihte diku si një ndër qytetet më të mëdha në Jugosllavi. Në Beogradin e atëkohshëm arriteshin më shumë se 2 milion banorë në të, ky numër ka lëvizuar pak në kohët e sotmshe por prap se prap një përqindje e vogël ka qenë e pa numëruar. Qytetet më të mëdha në Serbinë Socialiste (Duke numëruar edhe Kosovën dhe Vojvodinën) ishin:
