Retikulociti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Retikulociti


Retikulociti është qelizë e madhësis diku 7-10 μ që gjendet në gjakë. Retikulociti është eritrocit i ri, që ende ka njëfarë aftësie për të sintetizuar ARN dhe proteina. Përmban retikulumin bazofil, që demonstrohet me ngjyrosjen me briliant krezil të kaltërt me ngjyrë vjollce që paraqesin mbeturinat e retikulumit endoplazmatik, ndërsa strishoja ngjyroset me ngjyrë të gjelbërt. Ka diametër 7-10 μ. Retikulociti i palcës eshtërore është më i madh dhe përmban më shumë retikulum sesa retikulociti në gjakun periferik. Normalisht, në gjakun periferik ka 0,5-2% retikulocite.[1]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Arkivuar 27 shtator 2007 tek Wayback Machine Fakulteti i Mjekësisë