Rezistenca specifike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rezistenca specifike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rezistenca elektrike e një përçuesi është kundërshtimi që i bëhet lëvizjes së elektroneve të lira që krijojnë rrymën elektrike në atë përçues.

Secili material në natyrë, ka rezistencë të caktuar, që quhet rezistenca specifike.

Një pjesë materiali me rezistencë, e kyçur në burim të rrymës, ku l është gjatësia e materialit, ndërsa A (Area) është sipërfaqja e materialit.

Varësisht nga vlera e rezistencës specifike, materialet i ndajmë në:

Rezistenca specifike elektrike, kryesisht varet nga:

  • materiali nga i cili është ndërtuar
  • forma dhe përmasat e tij
  • temperatura

Meqë rezistenca varet nga kaq shumë faktorë, vështirë mund të gjendet një shprehje e përgjithshme me të cilën mund të llogaritet rezistenca elektrike. Megjithatë për përçues në formë të telave, pra për ata që gjatësia e tyre është shumë më e madhe se sa përmasat e prerjes tërthore të tyre, dhe kur ata janë homogjenë, në mënyrë eksperimentale është konstatuar se rezistenca e përçuesit të këtillë është proporcionale me gjatësinë l, në përpjesëtim të zhdrejtë me sipërfaqen e prerjes tërthore S, dhe varet nga materiali.

Matematikisht ky pohim shprehet në trajtën:

ku ρ, si koeficient i përpjesëtimit, është një madhësi fizike e cila e karakterizon materialin. Kjo madhësi quhet rezistencë specifike e materialit dhe llogaritet nga shprehja më lart.

Nga kjo shprehje kuptojmë se sa më shumë të rritet gjatësia e telit, edhe rezistenca e tij do të jetë më e madhe.

Përçueshmëria specifike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vlera reciproke e rezistencës elektrike, është përçueshmëri elektrike. Kjo madhësi tregon se sa është i aftë një material të përçojë rrymë elektrike, pra sa ka lëvizje të elektroneve të lira. Në këtë rast, shprehja merr trajtën:

Prej nga:

Matja e rezistencës specifike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ohmmetri

Instrumenti i nevojshëm për matjen e rezistencës elektrike quhet ohmmetër. Ohmmetrat e thjeshtë nuk mund të matin rezistenca të ulëta në mënyrë të saktë, ndërkaq rezistenca specifike e një materiali mund të përcaktohet vetëm eksperimentalisht.

Në tabelën mëposhtë janë paraqitur vlerat e rezistencës të disa materialeve

Materiali Rezistenca (Ω)
1 metër tel bakri
me diametër 1mm
0.02
Poçi elektrik 200-1000
Trupi i njeriut 1000 to 100,000

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Madhësitë periodike

2.Tensioni alternativ në skajet e rezistorit

3.Gjeneratori trefazor

4.Ligjet e Kirhofit

5.Qarqet me ndërlidhje induktive

6.Rezonanca në qarqet elektrike

7.Gjeneratori elektrik

Burimet e të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] [2] [3]

  1. ^ [Nexhat Orana:"Bazat e elektroteknikës II", Prishtinë, 1992]
  2. ^ "Fiek, Literatura, Viti i I-rë, Qarqet elektrike". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 10 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [Circuit Analysis: Theory and Practice nga Allan H. Robbins, Wilhelm C Miller]