Rezonanca në qarqet elektrike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rezonanca elektrike është dukuria që ndodh kur frekuenca e një burimi barazohet me frekuencën vetjake të një sistemi.Kjo dukuri në një qark elektrik ndodh në një frekuencë të caktuar, të quajtur frekuenca rezonante.Sot nuk mund të gjendet asnjë degë e teknikës në të cilën të mos shfaqen, në një shkallë të caktuar, lëkundjet (oshilimet).Nga ana tjetër, në fizikë dhe degët e saj, si optikë, akustikë, mekanikë,inxhinieri elektrike etj. vazhdimisht hasen lëkundjet. Në fakt, rezonanca është dukuri kur në ndonjë sistem, i cili lëkundet me ndonjë frekuencë të caktuar (frekuencë vetjake), vepron burimi, frekuenca e të cilit është e barabartë me frekuencën vetjake të sistemit. Dukuritë që janë të lidhura me rezonancën mund të vërehen në një sërë sistemesh fizike, e në veçanti në inxhinierinë elektrike është me rëndësi dukuria e rezonancës në qarqet elektrike oshiluese të cilat kanë zbatime të shumta.

Rezonanca në qarkun RLC[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Qarku serik RLC V – tensioni i burimit
I – rryma në qark
R – rezistenca e rezistorit
L – induktiviteti i bobinës
C – kapaciteti i kondensatorit

Qarku elektrik RLC, është qark i përbërë nga një rezistor,një kondensator dhe një bobinë të lidhur paralel ose në seri.Quhet RLC për shkak të simboleve që lidhen me rezistencën (R), kapacitetin (C) dhe induktivitetin (L). Qarku serik RLC hyn në regjimin e rezonancës, atëherë kur frekuenca e burimit të jashtëm, bëhet e barabartë me frekuencën vetjake të qarkut të dhënë.

Lëkundjet e qarkut serik me R ,L dhe C, janë lëkundje të energjisë së fushës magnetike dhe elektrike,kjo rezulton ne faktin se rezistenca induktive e bobinës është e barabartë me rezistencën kapacitive të kondensatorit.Meqë këto dy rezistenca janë të barabarta ωL = 1/ωC, në qark paraqitet dukuria e rezonancës, rrjedhimisht pjesa imagjinare e impedancës hyrëse Z = R + j(ωL - 1/ωC) është e barabartë me zero, prej nga frekuenca e lëkundjeve është :

, që ndryshe quhet edhe frekuenca rezonante dhe ku ω = 2πf, f është frekuenca e burimit që matet me Hertz (Hz).

Ky lloj i rezonancës, në qarkun RLC quhet rezonancë fazore, por quhet edhe rezonancë serike ose rezonancë e tensioneve.

Zbatimi i dukurisë së rezonancës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë dukurisë së rezonancës rëndom vjen deri te shndërrimi i anasjelltë i një trajte të energjisë në tjetrën, prandaj edhe rezonanca gjen zbatim jashtëzakonisht të madh, sidomos në fushën e radioinxhinierisë. Rezonanca mund të zbatohet për të mbajtur oshilimet e qarkut alternativ në një frekuencë konstante sikurse lavjerrësi që mund të përdoret për të mbajtur shpejtësinë e oshilimeve konstante në një periudhë të caktuar kohore. Kur kërkojmë frekuencat e radiostacionit të preferuar, çdoherë zbatohet dukuria e rezonancës, derisa frekuenca e radiostacionit të barazohet me frekuencën e vet radios, që në këtë rast është burimi, me ç'rast ne arrijmë ta dëgjojmë zërin nga radioja.

Shiko gjithashtu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1.Madhësitë periodike

2.Tensioni alternativ në skajet e rezistorit

3.Gjeneratori trefazor

4.Ligjet e Kirhofit

5.Qarqet me ndërlidhje induktive

6. Rezistenca specifike

7. Gjeneratori elektrik

Burimet e të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

[1] [2] [3]

  1. ^ [Nexhat Orana:"Bazat e elektroteknikës II", Prishtinë, 1992]
  2. ^ "Fiek, Literatura, Viti i I-rë, Qarqet elektrike". Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2015. Marrë më 8 qershor 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [Circuit Analysis: Theory and Practice nga Allan H. Robbins, Wilhelm C Miller]