Rilindja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Rilindje)
Shko te: navigacion, kërko
Disambig.svg Ky artikull merret me rilindjen antike (Renaissance), për tjerë kuptime shiko Rilindja (kthjellim).


Rilindja apo Renaissance emëron rilindjen kulturore të antikës. Fjala Renaissance vjen prej frëngjishtes dhe përkthehet Rilindja.

Leonardo da Vinçi: Studimi përpjesëtime sipas Vitruv (1492)

Së pari herë u përdor termi (ital. rinascita ose rinascimento [riˌnaʃːiˈmento], Rilindja) 1550 nga artisti dhe artisti biograf Giorgio Vasari, për të simbolizua tejkalimin e artitmesjetës.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Rilindja ishte një lëvizje kulturore dhe artistike e cila shtrihej në periudhën prej shekullit 14 deri në shekullin 17, duke filluar në Itali dhe duke u zhvilluar pastaj në tërë Evropën, në shkenca, ne teologji, në letërsi dhe në art. Rilindja filloi me rizbulimin e letërsisë klasike që deri në atë kohë ishte e mbajtur nga manastirët. Edhe pse zbulimi i printimit e shpejtoi shpërndarjen e ideve ka fundi i shekullit 15, ndryshimet e Rilindjes nuk ishin përjetuar njëtrajtësisht nëpër Evropë. Si lëvizje kulturore, përfshiu lulëzime të reja të literaturës amtare dhe Latine, duke filluar në shekullin 14 me rigjallërimin e të mësuarit bazuar në burimet klasike, ku bashkëkohësit iu kredituan Petrarkës, zhvillimit të perspektivës lineare dhe pasqyrimit të një realiteti më natyral në pikturë, dhe reforma arsimore graduale mirëpo të shtrira gjerë nëpër Evropë. Në politikë Rilindja kontribuoj në zhvillimin e marrëveshjeve diplomatike, dhe në shkencë një rritje besimi mbi hulumtime që do të lulëzonin më vonë në Revolucionin Shkencorë duke filluar në shekullin 17. Tradicionalisht, ky transformim intelektual ka rezultuar që Rilindja të shikohet si një urë në mes Mesjetës dhe kohës moderne. Megjithatë Rilindja thuri revolucione në shumë aktivitete si ato intelektuale, gjithashtu edhe në përmbysje politike dhe sociale. Ndoshta është më së miri e njohur për zhvillimet e saj artistike dhe kontributeve të dijetarëve si Leonardo da Vinci dhe Michelangelo, që inspiruan termin “Rilindës”. Është një marrëveshje e përgjithshme që Rilindja filloi në Firencë, në shekullin e 14. Teori të ndryshme janë propozuar për shpjegimin e origjinës dhe karakteristikave të saj duke u fokusuar në faktorë të ndryshëm përfshirë veçoritë qytetare dhe shoqërore të Firences në atë kohë; strukturën politike, patronazhin e familjes dominonte Medici, migrimin e dijetarëve grek dhe tekstet e dërguara në Itali e ndjekur nga Thyerja e Kostandinopojës në duart e Turqve Osman. Rilindja ka një historiografi të gjatë dhe komplekse. Në linjë me skepticizmin e përgjithshëm, ka pasur shumë debate mes historianëve duke reaguar mbi zbukurimin e shekullit 19 mbi “Rilindjen” dhe heronjve individual kulturorë si “Rilindës”, duke pyetur për dobinë e Rilindjes si term dhe si skemë historike. Historiani i artit Erwin Panofsky e studioi këtë rezistencë të konceptit të Rilindjes. Ndoshta nuk është aksidentale që saktësia e Rilindjes Italiane është pyetur më së shumti nga ata që nuk kanë interes profesional në aspektet estetike të civilizimit – historianët ekonomik dhe zhvillimet shoqërore, situatat politike dhe fetare, dhe në veçanti shkencat natyrore – por vetëm me përjashtime nga studentët e literaturës dhe rrallë nga historianët e artit. Disa kishin ngritur pyetjen se a ishte Rilindja një “përparim” kulturor nga Mesjeta, apo një periudhë pesimizmi dhe nostalgjie për kohën klasike? Derisa historianët shoqërorë dhe ekonomik afatgjatë janë fokusuar në vazhdimësinë mes dy epokave të lidhura, siç e ka cekur edhe vet Panofsky, “ Të lidhura nga një mijë lidhje”. Bertrand Russel dhe disa studiues të tjerë caktojnë datën e mbarimit të Rilindjes më 6 maj 1527 kur ushtritë spanjolle dhe gjermane pushtuan qytetin e Romës. Fjala Rilindje gjithashtu është zgjeruar nga lëvizje tjera historike dhe kulturore, si Rilindja Karolingiane dhe Rilindja e shekullit 12.

Shiko edhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]