Rinia e Gjelbër

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Rinia e Gjelbër është grupimi zyrtar i të rinjve të Gjelbër, të Partisë së Gjelbër të Shqipërisë. U themelua si grupim në 2001, si krahu i të rinjve të gjelbër të Partisë së Gjelbër. Që atëhere ka organizuar disa protesta kundra OMGJ-ve, energjisë bërthamore, TEC-eve me qymyr dhe ndotjes së mjedisit.

Si organe përbërës, Rinia e Gjelbër ka klubet e gjelbra, që janë të formuara në universitetet kryesore të vendit. Drejtimi i Rinisë së Gjelbër bëhet nga dy kryetarë, një femër e një mashkull në mënyrë që të ruhet barazia gjinore në drejtim. Sekretari i përgjithshëm merret me anën organizative të grupimit.